E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Penal

TIRANË- Komisioni i ligjeve miraton me konsensus ndryshimet në kodin penal. Pavarësish inisiativës së qeverisë për të hequr nga Kodi Penal dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes për të garantur kështu lirinë e plotë të medias, palët ranë dakort që të qendrojë në kod duke hequr dënimin me burg, ndërsa caktuan masën e gjobës që shkon deri në 3 mijë lekë të reja.

Një tjetër ndryshim ishte shfuqizmi i atyre neneve të kodit penal që parashikonin dënim me burg dhe gjobë në rast të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës për zyrtarët dhe Presidentin e Republikës. Nesër Komisioni i Ligjeve do të diskutojë propozimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore për krimin elekotral.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›