Opera shqiptare “Lulja e kujtimit” pas 51 vitesh në TKOB
TIRANË- Opera shqiptare "Lulja e kujtimit", e ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961 do të rikthehet këtë muaj në skenë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nën drejtimin artistik të Mihal Luarasit në një këndvështrim të ri.
Vepra e “Artistit të Popullit” Kristo Kono, do të interpretohet në role kryesore nga Solen Alla dhe Armando Likaj, ndërsa në rolinn e Olimbisë do të jetë Ramona Tullumani dhe Emiljana Palushaj. Veç tyre në skenë do të jenë dhe artistët Irida Dragoti, Enkelejda Katroshi, Ardina Kamberi, Erlind Zeraliu, Ogert Islami, Luan Sula, Manjola Konjari, etj.
Opera e kompozuar nga “Artisti i Popullit” Kristo Kono ka në qendër të tij dashurinë e dy të rinjve, Olimbia dhe Dhimitri, e cila nuk është vetëm dashuri, por lidhet dhe me idealin e shenjtë të çlirimit të atdheut. Dashuria e Olimbisë dhe Dhimitrit kalon në shumë peripeci. Agjenti grek Niko, spiunon Dhimitrin i cili detyrohet të dali në mal. Niko hap lajmin se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit, dhe pas kësaj Olimbia gati çmendet. Gjithçka zgjidhet kur doktori i sjell “Lulen e kujtimit”, që Dhimitri ia kishte dhuruar në shenjë kujtimi.
Kjo është vepra e parë shqipe e TKOB-së që ngjitet në skenë e tij në kudër të aktiviteteve që do t’i kushtohen 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
(ma.ar/BalkanWeb)