“Ligje me kushte evropiane me infrastrukturë afrikane”
07/04/2011 Nën kryetari i KLD-së Spahiu: 150 gjyqtarë udhëtime të shpeshta jashtë shtetit
TIRANE-“Ligjet shqiptare përputhen me standardet evropiane, por infrastruktura mund të krahasohet me vendet afrikane”. Ky ka qenë vlerësimi i nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, për sistemin gjyqësor, i cili gjatë një takimi me temë “Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor” ka theksuar se problemi i ekzekutimit të masave të arrestit shtëpiak, si dhe kushtet ku punojnë gjyqtarët janë një infrastrukturë që përdoret në Afrikë. Gjatë fjalës së tij Spahiu theksoi se, nëpërmjet një kërkese do t’i drejtohej Këshillit, në seancën e parë plenare, për të përfshirë në rendin e ditës, diskutimin e dy çështjeve shumë prioritare dhe që shqetësojnë mbarë opinionin. Çështja e parë lidhet me zbatimin e arresteve shtëpiake si masa sigurimi. Sipas nënkryetarit të KLD-së, këto masa sigurimi kanë humbur funksionin dhe zbatueshmërinë procedurale, pasi nuk trajtohen më si kufizim lirie, por në mënyrë të paprecedentë, si dhënie liri, duke deformuar qëllimin e ligjit. “Ato nuk mbikëqyren nga policia dhe personat e arrestuar shihen të shëtisin të lirë dhe të qetë në rrugët e qyteteve. Kjo ka deformuar kuptimin e këtij instituti dhe e ka kthyer atë në një burim paligjshmërie dhe përfitimi, thjesht dhe vetëm në një mënyrë për t’u llogaritur periudha kohore në vuajtjen e dënimit”,- theksoi Spahiu. Ndërkohë që, çështja e dytë, e cila pritet që të trajtohet nga ana e KLD-së, është edhe diskutimi i një informacioni për hyrje-dalje jashtë shtetit, në kundërshtim me rregullat të rreth 150 gjyqtarëve. “Ky raport do të trajtohet në dy plane; së pari nëpërmjet bashkëpunimit me ILDPK, për të verifikuar shpenzimet që ata kryejnë dhe së dyti, nëpërmjet përfshirjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, për të trajtuar mundësinë për të iniciuar një procedim disiplinor për ato raste, të cilat cenojnë etikën dhe disiplinën në detyrë”, tha më tej nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu. Në takim ishin pjesëmarrës gjyqtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjyqtarët, në qendër të kritikave
Gjyqtarët shqiptarë janë vënë në qendër të kritikave, pasi njerëzit që konsiderohen si mbrojtësit kryesorë të ligjit, janë shtresa që e shkel më rëndë atë. Kjo për faktin se gjithmonë togat e zeza kanë shfaqur pamjaftueshmëri profesionale, për moszbatim nga ana e tyre të standardeve etike dhe solemnitetit të gjykimeve, si dhe mosrespektimin e orareve të seancave gjyqësore e në qindra herë duke gjykuar pa uniformë. Pavarësisht këtyre problemeve gjyqtarët janë shtresa më e “persekutuar”, pasi ata janë të detyruar të punojnë në kushte jo të favorshme pune. Sipas Kreshnik Spahiut, problemi i godinave të rejave dhe mungesa e sallave nuk është vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera si: Durrës, Shkodër, Elbasan dhe pothuajse në disa nga qytetet kryesore, ku dhjetëra gjyqtarë detyrohen të gjykojnë në zyra me sipërfaqe 15 m2”, tha Spahiu. Ai shtoi se një gjykim duhet të bëhet në salla gjyqi dhe një vendim gjyqësor duhet të shkruhet në letër dhe këto nevoja nuk duhet t’i garantohen gjyqtarit, por qytetarëve të cilët i janë drejtuar gjykatës.
Tabela
• 149 seanca të monitoruara.
• 125 janë zhvilluar në zyra
• 150 gjyqtarë nuk zbatojnë rregullat
• Gjyqtarët në gjyq pa uniformë
• Mungesa e infrastrukturës
• Probleme me “arrestin shtëpiak”