Ministri Naço thirrje opozitës të votojë Gjykatën Administrative
07/04/2011 Ministri i Ekonomisë mbështet amnistinë fiskale gjatë takimit me biznesmenë
Komuniteti i biznesit ka sjellë në vëmendjen e ministrit të Ekonomisë kërkesën për miratimin e projektligjit për Gjykatat Administrative. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me përfaqësues të bizneseve të kryeqytetit ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, ka marrë pjesë në një diskutim për problematikat që has biznesi në ushtrimin e aktivitetit ekonomik. “Është ironik fakti që mazhoranca ka qenë “avokate’ për miratimin në Parlament të ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative, e cila do të ishte “një lehtësim i madh” për biznesin në raport me qeverinë dhe instancat shtetërore, ndërkohë që opozita fatkeqësisht me refuzimin e saj në Parlament realizoi një “kapriço politike” duke mbyllur një “dritare bashkëpunimi” me biznesin me kosto jo të vogël politike dhe ekonomike. Uroj që opozita të reflektojë për rëndësinë vitale që ka kjo gjykatë në zhvillimin e një ambienti akoma më të mirë biznesi në vend. Unë e ftoj opozitën që së bashku në Parlament ta votojmë këtë projektligj”, tha ministri. Naço shprehu mbështetjen e tij për amnistinë fiskale, si një nga iniciativat më inkurajuese të propozuar nga komuniteti i biznesit, për të cilën qeveria shqiptare ka shprehur vullnetin e plotë për ta adresuar ashtu siç duhet, në interes të ekonomisë vendase, biznesit dhe qytetarëve shqiptarë. “Unë besoj se kjo amnisti fiskale vjen në kohën e duhur, pikërisht në një fazë të re të zhvillimit të biznesit shqiptar dhe nevojave të tregut vendas për një proces “formalizimi” tërësor dhe “injektim kapitalesh” të reja në ekonominë shqiptare”, tha Naço. Ai përmendi edhe vendimin e fundit të qeverisë për zerimin e tarifës doganore për mallrat nga vendet jashtë tregut të BE-së. Naço u shpreh i gatshëm se METE do të jetë në ndihmë të zgjidhjes për çdo problem në këtë aspekt.