Faturen e dritave e lexon kompjuteri
U deshen dy vjet pas privatizimit qe pronari i OSSH-se kompania ceke CEZ te investonte per ndryshimin e rrjetit te faturimit te dritave. Tashme me sistemin e ri cdo kilovat i konsumuar kalon direkt ne server dhe regjistrohet ne kompjuter duke mos i dhene mundesi faturistit te abuzoje me shenimin e te dhenave ne sahat. CEZ Albania prezantoi dje faturen e re te OSSH-se e cila nis aplikimin sot krejtesisht e ndryshuar me te dhena te detajuara bar kodi si dhe me elemente sigurie.
Ndryshon faturaFatura do te permbaje nje bar kod i cili do te transformoje teresisht ciklin e faturimit brenda kompanise duke minimizuar ne maksimum pasaktesite duke rritur eficiencen operacionale duke shkurtuar kohen per perpunimin e te dhenave uljen e shpenzimeve etj. tha Dritan Xhengo drejtor i departamentit te faturimit CEZ Shperndarja. Ndryshimet e fundit te CEZ i hapin rruge reformes te punonjesit sidomos te faturistet nevoja per te cilet sa vjen dhe reduktohet. Kompania pranon se do te vijoje reformen pasi ne fillim hoqi nga puna punonjesit problematike dhe tani largimet do te prekin edhe faturistet e tjere.
Kompania ceke ka hapur edhe qendren e re te faturimit si baza e mbledhjes se te dhenave per te gjithe Shqiperine perfshi edhe krijimin e zyrave per trajtimin e ankesave dhe sherbimin ndaj konsumatoreve.
Fatura e re e energjise elektrike e muajit shtator qe do tu shperndahet klienteve ne ditet ne vijim do te permbaje disa elemente te rinj qe synojne saktesi dhe lexueshmeri me te qarte te saj. Per here te pare klientet e kompanise do te marrin te mbyllur ne zarfe faturen e energjise elektrike per te siguruar privatesine e te dhenave qe ajo permban dhe konfidencialitetin deklaroi Xhengo.
Leximi online
Projekti MyAvis synon leximin e matesve nepermjet transmetimit ne distance duke perdorur nje pajisje PDA. Te dhenat e klientit lexohen dhe regjistrohen ne pajisjen PDA perfshire nje fotografi te matesit dhe me pas i gjithe informacioni i dergohet Sistemit te Faturimit. Qellimi eshte te sigurohet nje matje e sakte e energjise se harxhuar nga klienti dhe nje kontroll me i mire i punes se faturuesve. Pajisja PDA ka nje karte SIM brenda saj e cila mundeson transmetimin ne distance te te dhenave.
Projekti MyAVIS eshte implementuar ne zonen e Tiranes Durresit Beratit dhe me 1 tetor do te shtrihet edhe ne zonen e Fierit Vlores dhe Burrelit. Faturuesit jo vetem qe regjistrojne ne pajisje te gjitha te dhenat e klientit lidhur me konsumimin e energjise por edhe u bejne foto te matesve dhe te gjitha te dhenat ruhen dhe analizohen ne servere. Nje tjeter avantazh i perdorimit te pajisjeve te reja eshte qe PDA-ja regjistron koordinatat GPS ku faturuesi ka qene duke punuar dhe mund te kontrollohet lehtesisht nese ka ndjekur rrugen e duhur.