E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat Kosova insiston per Portin e Shengjinit

Koncesioni Ministri Zharku Po bejme studimin. Meta Porti rajonal. Gjermanet marrin parkun

Qeveria kosovare vijon te kerkoje me ngulm administrimin e Portit te Shengjinit si veprim optimal per te pasur dalje direkt me linjat e transportit detar. Sikurse ndodh gjithnje edhe dje kur u pyet nga mediat ministri i Ekonomise Ilir Meta nuk tha asgje konkrete rreth projektit qe diskutohet prej dy vjetesh por thjesht shprehu angazhimin pozitiv te qeverise shqiptare dhe vijimin e negociatave. E kunderta ndodh me palen kosovare e cila jep detaje te projektit dhe ecurine e negociatave. Ministria e Transportit si pergjegjese e qeverise se Kosoves per Portin e Shengjinit eshte duke punuar ne studimin e fizibilitetit ne studimin e menyres se si do te mund apo cilat do te jene menyrat me te mira per shfrytezimin e atij porti per nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomise ne pergjithesi tha ministri kosovar per Industrine Lufti Zharku. Projekti i kthimit dhe dhenies me koncesion te Portit te Shengjinit per Kosoven eshte trajtuar me pompozitet nga qeveria e Prishtines kurse nga pala shqiptare deklaratat kane qene te vaketa te rrethuara me mister dhe mungese informacioni. Deklaratat rreth projektit u bene dje pas takimit qe ministri Meta pati me Zharkun ku nder te tjera u diskutua edhe per rishikimin e marreveshjes tregtare mes dy vendeve.

Nese qeveria e Kosoves kerkon portin ajo shqiptare ia ka gjetur vendin parkut industrial duke ia dhene nje kompanie gjermane. Parku qe pritet te ndertohet ne Shengjin prane portit do ti jepet me koncesion shoqerise gjermane ATX International per 35 vjet dhe me vlere investimi mbi 2 miliarde leke. Marreveshja paraprake u firmos me 23 korrik nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ndersa me vendim qeverie ne qershor 2008 shoqerise iu dha bonusi prej 6 pikesh si e vetmja e interesuar per marrjen me koncesion te parkut industrial te Shengjinit.

Lidhja mes portit qe kerkon ta marre qeveria e Kosoves dhe parkut industrial qe tashme zoterohet nga gjermanet eshte shume e rendesishme te sqarohet nga autoritetet shqiptare te cilet duken se kane shume dilema.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›