E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e plote e propozuar per hetimin e zgjedhjeve

REPUBLIKA E SHQIPRIS
KUVENDI
VENDIM
Nr. date .09.2010

PR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR T KUVENDIT PR TRANSPARENCN E ZGJEDHJEVE T PRGJITHSHME T MBAJTURA N 28 QERSHOR 2009

Ne mbeshtetje te nenit 77 te Kushtetutes te neneve 8 e 9 te ligjit nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te ndryshuar dhe te nenit 25 te Rregullores se Kuvendit si dhe ne respektim e zbatim te Rezolutes te Parlamentit Evropian Nr. 0282 date 8 Korrik 2010 per Integrimin e Shqiperise rezolute e cila kerkon hetimin e plote te procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009 me propozimin e nje grupi deputetesh te grupit parlamentar socialist
KUVENDI
I REPUBLIKS

S SHQIPRIS VENDOSI

I. Ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te realizuar transparencen e procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009

II. Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit KHK eshte i. Hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor

ii. Hetimi i dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentitte identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te k.q.v etj

iii. Hetimin e dyshimeve dhe akuzave lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo i lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme te Gjendjes civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te regjistrit kombetar te Gjendjes civile etj


iv. Hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren dhe kriteret e zbatuara ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private


v. Hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 Qershor 2009

vi. Hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave
vii. Hetimi i akuzave publike te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim transferimapo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore si dhe per rastet e dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009

III. Komisioni Hetimor i Kuvendit perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.

IV. Hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni eshte i pakufizuar per sa i perket natyres se materialeve dokumenteve apo provave qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore pervec rasteve kur keto dokumente jane ne administrim te gjykatave apo organeve te ndjekjes penale. Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti vendos ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej tij.


V. Komisioni hetimor i ngritur sipas ketij vendimi bashke me raportin perfundimtar i paraqet Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale rekomandime per reformen zgjedhore per ndryshime apo miratime ligjesh dhe sipas rastit njoftimin e prokurorise per marrjen e masave te metejshme ligjore.

VI. Afati i permbushjes se detyrave te mesiperme nga ky komision eshte 4 muaj - afat i cili fillon nga dita e sotme.

VII. Ngarkohet Kryetari i Kuvendit te caktoje mjediset e punes personelin administrativ ne ndihme te komisionit si dhe mjetet e nevojshme per permbushjen e detyrave.


VIII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

K R Y E T A R I

Jozefina Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›