Ligjet me 3/5-at, nis bashkëpunimi real PD-PS
17/11/2011 Komisioni i Ligjeve miratoi unanimisht një nga tri ndryshimet në Kodin Rrugor
Ndryshe nga një ditë më parë, Komisioni parlamentar i Ligjeve solli dje miratimin e parë konsensual pas marrëveshjes mes palëve politike në Konferencën e Kryetarëve. Projektligji i paraqitur nga Ministria e Transportit për ndryshimet në Kodin Rrugor, që kërkon 84 vota për miratim, ka të bëjë me regjistruesin e shpejtësisë dhe të kohës së udhëtimit, i cilësuar ndryshe si “tahograf”. Ndryshimi i fundit ligjor parashikon vendosjen e regjistruesve dixhitalë për mjetet e transportit. Ndërsa ndryshimet e tjera në Kodin Rrugor që lidhen me licencat e autoshkollave dhe rritjen e gjobave do diskutohen të hënën e ardhshme. Nën frymën e konsensusit, deputetët e Komisionit të Ligjeve miratuan një amendament të paraqitur nga deputeti i PS-së Bashkim Fino, i cili kërkoi që në nenin 2 të reduktohej periudha e nxjerrjes së akteve nënligjore nga 12 muaj në 3 muaj. Përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve theksuan: “Drejtuesit e makinave mbi 3.5 tonë nuk duhet të udhëtojnë më shumë se 4 orë e gjysmë pa u ndalur për të pushuar. Aparati kushton nga 200 deri në 400 euro dhe pritet ta përdorin rreth 200 mijë automjete. Ndërsa kolaudimi i tahografit do të kushtojë 100 euro në vit. Në rast të shkeljeve drejtuesi i automjetit do të gjobitet nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra”, - sqaruan përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve.
Tensioni në mbledhje
Mbledhja e djeshme u karakterizua nga një frymë mosbesimi mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Kohëzgjatja e shqyrtimit e projektligjit u bë shkak i tensionimit të mbledhjes. Nga ana e tyre deputetët e PS-së u shprehën se nuk duhet të ketë ngutshmëri në miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. “Unë nuk e di nëse tahografi i shqetëson me të vërtetë kaq shumë kolegët e PS-së. Por të diskutosh për 4 orë për tahografin, nuk më duket aspak serioze”, - replikoi deputeti demokrat Edi Paloka. Pavarësisht debatit, palët u shprehën në një mendje sa i përket rëndësisë që ka amendimi i Kodit Rrugor për uljen e numrit të aksidenteve.
Replikat
E. Paloka - Unë nuk e di nëse tahografi i shqetëson me të vërtetë kaq shumë kolegët e PS-së, por të diskutosh për 4 orë për takografin, nuk më duket aspak serioze.
B. Fino - Në lidhje me atë ç’ka deklaroi kolegu im i vjetër Paloka, ne e dimë mirë që ligjet me shumicë të cilësuar është vështirë për t’i kaluar, ndaj këtu ne po bëjmë vetëm detyrën, se të gjithë jemi të interesuar mbi këtë ndryshim, të cilin ju nuk keni durim derisa të mbarojnë pyetjet.
D. Sula - Më duket se nuk keni ku të kaloni kohën, ndaj po e zgjatni këtë mbledhje!
B. Fino - Jo, jo, s’është kjo! Po i merrni gjërat me shumë nxitim, por dhe ju nuk keni humbje nga këto pyetje që po bëjmë ne këtu. Ti Dashi i ke problem fjalët e mia, pasi ne nuk i bëjmë marrëveshjet për t’i shkelur. Ti Dash bashkë me Jozefinën jeni mësuar t’i nëpërkëmbni kolegët madje dolët kundër kolegut tuaj Topi dhe inatin që kishit ndaj tij e nxorët te kolegu tjetër, prapë juaji, Sali Shehu. Ti Dash i the se “nuk ke kualifikimin e duhur”, po u bëre ti të na ndërhysh kur flasim këtu?
D. Sula - Po dhe ju nuk ia dhatë votën Fatos Nanos për president.
B. Fino - Se tani jam i nervozuar (dhe i drejtohet Rusmalit me humor: S’ka më konsensus). Se kush është më i zgjuar këtu, s’ka rëndësi, por hiqni dorë nga batutat duke fyer e denigruar figurat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste.
Fatmir Xhafaj
“Marrëveshja PS-PD e arritur të hënën mbetet e diskutueshme për ligjet me 3/5-at, të cilat, nëse nuk shihen si proces për arritjen e një produkti, do të kontestohen nga opozita. Por rëndësia e këtij bashkëpunimi ka të bëjë me sigurinë e jetës së qytetarit. Por, ashtu siç pohoi vetë përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve pak më parë, se tahografi analog aktualisht nuk kontrollohet dot, atëherë dhe kjo çështje duhet të na shqetësojë të gjithëve. Dhe kush na garanton për këtë tahografin tjetër dixhital se nuk do ndodhë e njëjta gjë si me analogun?! Mendoj se, duke qenë se po e diskutojmë Kodin Rrugor, t’i bëjmë një kërkesë Ministrisë së Transporteve që, nëse ka ndonjë amendim shtesë për Kodin Rrugor, të na i servirë dhe të mos kujtohet në janar që të na sjellë propozime për të ndryshuar Kodin”, - tha dje socialisti Fatmir Xhafaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Seanca plenare
Sot testi i parë për votimin e ligjeve me 3/5-at në Kuvend
Marrëveshja e së hënës mes PD-së dhe PS-së, e arritur në Konferencën e Kryetarëve, pritet të japë sot frytet e para të bashkëpunimit mes palëve. Në seancën e sotme parlamentare deputetët në Kuvendin e Shqipërisë do të votojnë ndryshimet e miratuara me konsensus në komisionet parlamentare në Kodin Ajror dhe atë Hekurudhor. Gjithashtu në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit është përfshirë dhe miratimi i ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit. Të dyja këto projektligje kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash dhe do të jetë treguesi i parë i marrëdhënieve të reja të vendosura tri ditë më parë nga mazhoranca dhe opozita, ku krerët e grupeve parlamentare vendosën nisjen nga puna të reformave integruese të vendit. Ndërkohë projektligji për bankat pritet të shkaktojë debat në seancë, ku përfaqësuesit e opozitës, duke iu referuar dhe krizës në eurozonë, do të shprehen skeptikë mbi rregullimin që sjell ky projektligj në funksionimin e bankave të nivelit të dytë në vendin tonë. Drafti i ri ligjor synon të plotësojnë ligjin ekzistues në mënyrë të rëndësishme në kuadër të përkufizimit të rrezikut sistemik, si rrezik i lidhur me faktorë që mund të kërcënojnë qëndrueshmërinë, vlerën e aktiveve dhe/ose besimin në sistemin ose tregun bankar dhe financiar në tërësi. Në këtë drejtim, përligjen kompetencat e Bankës së Shqipërisë për të parashikuar me akt nënligjor mënyrat dhe rregullat për parandalimin dhe/ose administrimin e këtij rreziku. Në përfundim të votimit Kuvendi do zhvillojë dy interpelanca të kërkuara nga deputetët e PS-së Arta Dade me ministrin e MPJ-së Edmond Haxhinasto dhe interpelanca e kërkuar nga deputeti i PS-së Eduart Shalsi me ministrin e METE-s Nasip Naço.