E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët kryesojnë toplistën e Ballkanit

17/11/2011  Vitin e ardhshëm çmimet “Balkan Music Awards” duket se do të pushtohen nga shqiptarët, pasi kanali muzikor Balkanika në krye të listës së këngëve më të dëgjuara të javës po klasifikon vetëm këngë shqip. Javën e shkuar Adelina Ismaili kryesonte listën e këngëve më të mira të javës me “I Love You More” pasuar në vend të dytë nga Elvana Gjata me “Afër dhe larg”. Po në të njëjtën javë Adelina u përzgjodh si “Artist of the Week”, ndërsa këtë javë Flori kryeson toplistën me këngën “Tallava”, teksa Blero do të shfaqet gjatë gjithë javës në rubrikën “5 in 1” në të cilën transmetohen pesë kënga nga një artist ballkanik.

Mbrëmje fundvjeshte, koncert në hollin e operës

Në kuadër të ciklit “Mbrëmjet e një fundvjeshte”, pjesë nga D. Cimarosa, F. Schubert, Ch. Gounod, J. Massenet, V. Bellini, G. Verdi, R. Dhomi, A. Poinçhieli erdhën dje në mbrëmjen “Duo-Holl” të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Solen Alla (bariton), Ingrid Pulizo (cembalo & piano) interpretuan në koncertin ku e ftuar ishte edhe nxënësja Marsona Bardhi (violinë).

Ingrid Pulizo është lindur në Tiranë. Mësimet e para i filloi në moshën 6-vjeçare me pedagoge Vasilika Petrela. Kryen shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” me pedagoge Vladimir Kapo. Përfundon studimet e larta me rezultate maksimale në klasën e prof. Nora Çashku. Në vitin 1997 emërohet pianiste në shkollën e mesme “J. Misja” fillon një jetë të pasur koncertale në bashkëpunim me degën e kantos, flautit, violinës. Pianiste e korit në shumë turne brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pianiste zyrtare në konkursin “Këngët e Tokës”, zërat lirikë “Jorgji Truja”. Nga viti 1997 e në vazhdim është pjesë e stafit pedagogjik pranë Universitetit të Arteve. Prej vitit 2008 është pianiste koncert-maestër pranë T.K.O.B.

Solen Alla është lindur në Tiranë. Kryen shkollën e mesme artistike “J. Misja”, dega flaut në instrumentin e flautit me pedagogen Klorinda Hysi. Kryen studimet e larta dega kanto në klasën e as.prof. Agim Duro, pranë Akademisë së Arteve. Merr pjesë aktive në shumë masterclass të zhvilluar në Shqipëri, Itali, etj me pedagoge si Vito Brunetti, Carmen Gonzales (Itali), Tamara Rachom (Izraeli), etj. Që në vitet e studimit aktivizohet në jetën artistike, si dhe pranë T.K.O.B. Ka në repertor veprat: Dasma e Figaros (Antonio), Don Giovani (Leporelo), Andrea Chenier (Fleville), Les contes d’Hoffaman (Herman), Borana (Marka Suta), Silvano (Renzo), Werther (Johan).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›