Projekti, 500 mln lekë për Kuvendin e ri
17/11/2011 Debate në Komisionin për Ekonominë, miratohet projektbuxheti për 2012
Opozita theksoi kontrollin për borxhin e brendshëm dhe rritjen e shpenzimeve
Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë vijuan debatet për projektbuxhetit e vitit 2012. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Dorian Teliti, bëri me dije se qeveria shqiptare ka parashikuar mbështetje financiare ndaj investimeve që nuk janë mbyllur ende. Një nga projektet e reja është kompleksi i ri parlamentar për të cilin do të jepet një fond prej 500 milionë lekësh, por buxheti është i rezervuar në hapjen e fronteve të reja financiare. Sipas Telitit, shkurtime janë bërë kryesisht në shpenzimet e administratës, ndërsa është vendosur tavan për shpenzimet e tjera operative të institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal. Debatet janë përqendruar në nivelin e borxhit, i cili sipas zyrtarëve të financave do të mbetet nën 60 për qind. Sipas mazhorancës, ky buxhet është projekt madhor i qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Opozita vuri theksin tek mbajtja nën kontroll të borxhit të brendshëm dhe rritjes së shpenzimeve. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka akuzuar qeverinë se në hartimin e buxhetit nuk po respektohet objektivi për uljen e borxhit. Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, ka deklaruar se nuk mund të planifikohej dot kriza në Eurozonë. Përtej diskutimeve teknike, zyrtarët e Ministrisë së Financave e vlerësuan projektbuxhetin si konservator për shkak të pritshmërive të asaj çfarë mund të ndodhë me ekonomitë e Italisë dhe Greqisë. Sa i përket mundësisë që vitin e ardhshëm qeveria të ndryshojë sërish buxhetin, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave thanë se kjo do të ndodhë vetëm në rast se zhvillimet ekonomike do të jenë pozitive duke tejkaluar parashikimin e rezervuar të ekzekutivit.