E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet me 3/5, zbardhen replikat Ruçi-Topalli

Nga mbledhjet e konferencës së kryetarëve

Topalli: Të isha unë si Berisha, nuk ju thoja sillni emrin.

Votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe qëndrimi i opozitës ka përplasur ashpër në një nga mbledhjet me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, maxhorancën dhe pakicën. Gazeta publikon sot me shkurtime debatin e zhvilluar më 22 shtator mes kryeparlamentares Topalli, kryetarit të Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali dhe nënkryetarit socialist të Kuvendit, Namik Dokle. Në një moment të debatit, duke folur për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, kryetarja e Kuvendit u është drejtuar socialistëve: Unë nuk di një qeveri tjetër në botë që i thotë opozitës: unë të jap pushtetin tim. Se, në fakt, po të jep pushtetin, po të thotë: ti sill emrin, unë po të jap votën, po të thotë ti sill amendimet, unë po të jap votat. Kjo quhet opozita të veprojë si maxhorancë. Po të isha si Sali Berisha, unë kurrë nuk ju kisha thënë më sillni emrin se unë e votoj, sepse unë jam maxhorancë dhe sepse negocioj. Ndërsa Ruçi është përgjigjur duke thënë se: për sa i përket çështjes që më përmendët mua dhe Namikun që kemi kohë në këtë Kuvend, po ju kujtoj që pushtet nuk është Avokati i Popullit, dhe nuk ka përse ta marrë unë pushtetin. Nuk e duam as Avokatin e Popullit, as KLD-në, as njërën e as tjetrën. Ne duam të kemi institucione të pavarura kushtetuese funksionale e të tjera.

Debati me shkurtime
Astrit Patozi Unë kam një koment fare të shkurtër lidhur me çështjen e fundit që trajtoi zoti Dokle, i cili tha se duhen hequr nga rendi i ditës së kalendarit të ardhshëm ligjet me shumicë të cilësuar, për shkak se Partia Socialiste e paska dhënë vendimin e saj, që qenka për një reformë të thellë në Drejtësi dhe për në ligje të tjera. Ne nuk e dimë, është hera e parë që dëgjojmë se Partia Socialiste apo Grupi i saj Parlamentar paska marrë një vendim të tillë. Ne nuk mund të flasim për kalendarin që kemi miratuar bashkërisht përpara tri javësh, sepse një pjesë e këtyre ligjeve me shumicë të cilësuar janë edhe në seancën e sotme dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe asnjë nga deputetët e opozitës nuk ka pasur asnjë rezervë për kalendarin, të paktën nuk e kanë shprehur atë publikisht.
Jozefina Topalli Faleminderit, zoti Patozi! Urdhëroni, zoti Dokle!
Namik Dokle- Nuk është hera e parë që dëgjohet, por ndoshta zoti Patozi nuk ka qenë i vëmendshëm në mbledhjet e tjera të Konferencës së Kryetarëve. Ne që në Konferencën e parë të Kryetarëve e kemi thënë se kërkojmë një diskutim të thellë të këtyre projektligjeve dhe që ato të përfshihen në kalendar në momentin që janë të diskutuara. Po marr rendin e ditës së sotme. Sikur edhe të ishte bërë një punë e mrekullueshme, e jashtëzakonshme etj., vënia e 6 kodeve në një seancë është krejt një formalizëm.
Jozefina Topalli Pse?
Namik Dokle – Sepse nuk mund të diskutosh gjashtë kode në një seancë.
Jozefina Topalli Gjashtë nene nuk diskutohen. Ne diskutojmë 160 nene në një seancë.
Namik Dokle Jo, jo të lutem shumë, se nuk ka të bëjë me sasinë e neneve. Ju e kuptoni me sasinë e neneve, ju e keni konceptin me një ndryshim teknik. Ne nuk e kuptojmë ashtu, e kuptojmë ndryshe. E kuptojmë për një reformë të thellë në të gjitha aspektet që përfshijnë ligjet me tri të pestat, qoftë duke filluar nga Kodi Detar dhe me radhë, duke përfunduar te më të rëndësishmit që kanë të bëjnë me sistemin e Drejtësisë, sepse është absolutisht e domosdoshme të reformohet totalisht ky sistem, sepse është një nga pikat më të dobëta të funksionimit të shtetit.
Jozefina Topalli Dakord, por çfarë lidhje ka me detin, ajrin dhe rrugën?
Namik Dokle Sepse në ajër, në det, në tokë dhe nëntokë vidhet.
Jozefina Topalli Me Kodin Rrugor? Me Kodin Detar? Zoti Dokle, ne këtu jemi tre deputetët më të vjetër. Të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Ti themi gjërat siç janë dhe të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin. Të kallëzojmë se si do të jetë e thellë edhe ajo reformë.
Jemin Gjana Me siguri Namiku kur ka shkuar në bjeshkë kur ka qenë i vogël, ka luajtur ndroçkën. Puna është të mos luajmë ndroçkën me njëri-tjetrin.
(Debat pa mikrofon)
Problemi është se ne nuk mund të tallemi me njëri-tjetrin. Po na fyen, koleg i nderuar, a ka mundësi të më dëgjosh? Ju thatë që ne duhet ti diskutojmë thellësisht projektligjet dhe pastaj të jemi të gatshëm ti votojmë. Çfarë do të thotë kjo? Pse nuk e votoni? Pse luani me ne? Kjo është të fyejmë njëri-tjetrin. Dakord, këto të tjerat nuk keni pranuar ti gjykoni në thellësi, por këtë projektligj (Për shërbimin veterinar), që e keni gjykuar në thellësi, këtë për të cilin keni përgatitur dhe keni sjellë amendamente për të paktën 20 për qind të neneve të ligjit, pse nuk e votoni?
Namik Dokle – Nuk duam.
Jemin Gjana Nuk doni. Kjo është e qartë.
Namik Dokle – Nuk mund të imponosh votën e kurrkujt. Deputetët kanë integritetin e tyre dhe nuk i komandoni ju në komision.
Genc Pollo- Nuk mund të detyrohet njëra palë apo tjetra, sepse gjithkush ka vendimmarrjen, po e quaj sovrane të vetën, por edhe përgjegjësinë e ka të vetën. Opozita në qoftë se do të luajë vazhdimisht me kartën e bllokimit, meqë ka kontrollin e tri të pestave, është mirë që ta thotë këtë hapur, ose të vendosë kushte të tjera politike, si ndryshime kushtetuese apo gjëra të tjera, por të themi që nuk janë gati tekstet, nuk janë të përpunuara, nuk kanë nevojë për rishikim, lidhen me problemet vjedhjet në rrugë apo në Gjyqësor, këto janë debate që më mirë ti evitojmë, sepse humbasim kohë me njëri-tjetrin. Unë mendoj se tekstet janë në rregull. Siç u tha, janë përpunuar e amenduar edhe nga opozita gjatë diskutimeve të gjata në komisionet përkatëse. Është çështje vendimmarrjeje, që secili mund të flasë në emër të asaj që përfaqëson.
Gramoz Ruçi Duke ndjekur debatin, zoti Dokle i parashtroi disa kërkesa që ne kishim, por po më vjen keq nga mënyra se si zhvillohet debati. Këtu nuk jemi për të gjykuar opozitën, këtu jemi në Konferencën e Kryetarëve për të bërë kalendarin e punimeve të Parlamentit. Por, meqë u diskutua kështu, unë do të thosha që opozita në asnjë vend të botës nuk detyrohet, nuk anatemohet. Opozita nuk detyrohet, opozita dëgjohet, me opozitën negociohet, me opozitën ndryshohet. Këto janë principet bazë. Për ne si opozitë ka rëndësi se si luftohet korrupsioni dhe Bashkimi Europian na ka mbyllur derën për këtë arsye, për korrupsionin. Hajdeni të ulemi të zgjidhim çështjen e korrupsionit, nëse doni votat e opozitës.
Jozefina Topalli Faleminderit zoti Ruçi! Siç e keni parë, propozimet tuaja janë futur në procedurë, kanë hyrë për votim, më shumë se kaq nuk di se çmund të bëjë maxhoranca. Unë nuk di një qeveri tjetër në botë që i thotë opozitës: unë të jap pushtetin tim. Se, në fakt, po të jep pushtetin, po të thotë: ti sill emrin, unë po të jap votën, po të thotë ti sill amendimet, unë po të jap votat. Kjo quhet opozita të veprojë si maxhorancë. Po të isha si Sali Berisha, unë kurrë nuk u kisha thënë më sillni emrin se unë e votoj, sepse unë jam maxhorancë dhe sepse negocioj. Njëri sjell disa emra, tjetri disa të tjerë dhe kështu zgjidhet konsensusi. Kjo nuk është negociatë, por kjo është të të falin pushtetin dhe në fakt ta kanë falur. Nëse të tjerë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›