Wollfarth:Kthimi i ligjit të mbetjeve, e drejtë kushtetuese

"Kthimi i ligjit për mbetjet urbane është një e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës". Kjo ka qenë deklarata e radhës së ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, gjatë një vizite në landfillin e Shkodrës ndërsa ka shtuar se në themel të ligjit duhet të jetë mbrojtja e mjedisit dhe e komunitetit. Ai gjithashtu ka theksuar se OSBE-ja është e gatshme për dhënien e asistencës në hartimin e ligjeve qoftë edhe ligjit për importin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth ka ripërsëritur apelin drejtuar politikës shqiptare për bashkëpunim dhe dialog mes kampeve politike. Nga qarku i Shkodrës, kreu i OSBE-së ka theksuar se bashkëpunimi mes palëve do të bëjë të mundur përmbushjen e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët përmes të cilave vendi do të bënte hapa përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth gjatë vizitës së tij në landfillin e Bushat në Shkodrër u shpreh se ngritja e objekteve të tilla janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.