Rama: Draftet e Kongresit, instrument për fitore
Kryetari i Partisë Socialiste është shprehur sot se dy draftet të cilat do të paraqiten në Kongresin e 5 nëntorit, do të jenë edhe instrumentet me të cilat kjo forcë politike do të fitojë zgjedhjet. Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama është shprehur optimist se programi bazë i partisë dhe dokumenti për reformën organizative të saj, do ta çojnë PS-në drejt fitores.
Duke falenderuar grupet e punës së Asamblesë Kombëtare për hartimin e tyre,Rama ka shtuar se programi bazë është plot vizion, ide dhe alternativa konkrete që do shtjellohet me gjithë njerëzit në çdo qytet dhe çdo fshat.
“Me to kemi risi organizative, mundësi për të hapur PS si një parti të çdo shqiptari që do të bëhet pjesë e ndryshimit të domosdoshëm. Propozimi ynë për heqjn e taksës që qeveria u merr për bukën, qumështin, vezën dhe iacet për uljen në 6% të taksës për cdo faturë dritash dhe takses për imputet bujqësore kanë ngjallur interes. Me këto masa radikale të domosdoshme ulja e kostos së jetesës së familjes së zakonshme do të jetë shumë e ndjeshme, ne do e bëjmë realitet sa të vijmë në qeveri”- tha Rama.
Sipas tij, këto janë taksa hileqare që qeveria ia merr çdo shqiptari që ha bukë, apo pi një aspirinë dhe propozimet e PS-së, sipas tij s`kanë lidhje me shpifjet e Saliut.
“Këto janë masa që u shërbejnë njerëzve të zakonshëm që paguajnë taksë 20% për cdo kafshatë bukë, gllënjkë qumësht apo një kokërr vezë. Ne do i heqim, e bashkë me to dhe taksën e imputeve bujqësore dhe nuk do e prekim TVSH e prodhimeve të fushës si gënjen Saliu, pasi do i mbrojmë këto prodhime”- ka shtuar më tej Rama.
Ai gjithashtu falenderoi pjesëmarrësit në tryezën e organizuar për çështjet e drejtësisë, ndërsa e konsideroi si të pajustifikuar shprehjen brutale dhe mungesën e përfaqësuesve të mazhorancës.
"Deputetët e Partisë Demokratike dhanë një mesazh të shëmtuar. Megjithatë ne do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë. Ne jemi forca e të ardhmes", tha Rama.