Ligjet miratojnë kandidaturën e Igli Totozanit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar me unitet gjatë ditës së sotme kandidaturën e Igli Totozanit për kreun e Avokatit të Popullit. Deputetët e mazhorancës kanë thënë se ai është një kandidaturë politike, megjithatë pohuan se do ta votojnë në Kuvend.
Sipas tyre opozita nuk duhet të flasë për institucione të pavarura, ndërsa po vendos në një institucion kushtetues një përfaqësues politik.
Por, i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetëve të opozitës të cilët kanë theksuar se Igli Totozani nuk ka qenë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste dhe propozimi për tu kandiduar si Avokat i Popullit është në parametrat e ligjit.
Tashmë pritet që kandidatura e Totozanit të shkojë për tu votuar në Kuvend, ku me të gjitha gjasat do të emërohet në krye të Avokatit të Popullit.