E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i FMN-së: Borxhet se lënë ekonominë e Shqipërisë të rritet

Fondi Monetar ndërkombëtar ka publikuar një raport në lidhje me ndikimin e krizës globale në ekonomitë e vendeve të evropës juglindore. Sipas raportit të FMN-së, politikat fiskale në Shqipëri ishin më të kujdeseshme.

Në përmbledhjen e raportit të publikuar nga Balkans. com, thuhet se Shqipëria ka hasur kohët e fundit pamundësi për të financuar borxhin e jashtëm, defiçitin buxhetor dhe atë tregtar, një tregues ky i pasojave të krizës financiare globale.

Në raport theksohet se vendet e Evropës Lindore kanë një varësi të theksuar nga kapitali i huaj, gjë kjo që do të bëjë që efektet e krizës globale të japin ndikimin në shumë sektorë, duke prekur në mënyrë direkte financimin nga qeveria të projekteve, që kanë të bëjnë me shpenzimet publike.

Një tjetër tregues i panikut që ka mbërthyer këto vende, sipas FMN-së, është edhe fenomeni në rritje i tërheqjes nga bankat e nivelit të dytë të dopozitave në valutë të huaj. Ndonëse Shqipëria përmendet si një nga vendet me tregues pozitiv të rritjes ekonomike, parashikimet për ecurinë e ekonomisë shqiptare muajt e ardhshëm janë të zymta. Kjo për shkak të situatës në vendet e eurozonës.

Raporti thotë se gjashtë vendet e sipërpërmendura do të shënojnë ulje mëtejshme të eksporteve, ndërkohë që shton se, presioni për të mbajtur në nivelin e kërkuar borxhin publik do të frenojë edhe më shumë ritmet e rritjes ekonomike.

A. SH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›