"Ligjet per drejtesine, me konsensus sa me te gjere, dhe jo vetem politik"
Presidenti Topi kerkoi nga politika shqiptare qe te gjitha ligjet qe do te miratohen nga politika duhet te jene me konsensus te gjere, jo vetem te politikes por dhe te grupeve te interesit. Ai ka kembengulur se per ndertimin e kolonave mbi te cilat do te funksionoje sistemi i drejtesise, duhet te pyeten ne radhe te pare juristet. "Do ishte e pakendshme qe gjerat fillimisht te hidhen ne mjedis publik dhe pastaj te kalohen ne fazen bazale te diskutimit, neper zyra. Fillimisht duhet te diskutohet mbi bazen e vullneteve neper zyra, te diskutohet ne komunitete, te diskutoje politika me profesionistet, ne menyre qe procesi te dale i maturuar", ka deklaruar Topi, duke "shigjetuar" ekzekutivin per nisma publike, pastaj diskutim ekspertesh. "Nuk mjafton shprehja e nje vullneti politik, por duhet qe dhe ligjet per drejtesine te jene ligje te miratuara me nje konsensus sa me te gjere dhe kam parasysh ketu jo thjesht konsensuse politike. Qe ligji te jete patjeter sipas standardit, duhet te jete patjeter komunikimi me juristet", ka deklaruar Topi. Ai ka nenvizuar se ekziston vullneti qe te vendosen kolona te forta ne sistemin e drejtesise, ne menyre qe ky sistem te kete nje lloj vetepastrimi. "Duhet te kemi kurajon te themi qe ky sistem e ka jetike te vetepastrohet. Vetepastrimi vjen pikerisht nga njerezit me cilesore, nga njerezit me kurajoze, te cilet jane ne pozicione te rendesishme dhe kjo eshte shume e vlefshme edhe per KLD-ne", tha Topi.