Berisha, me te ngarkuarin me pune te Kosoves
Kryeministri Berisha priti dje ne nje takim te ngarkuarin me pune te Kosoves ne Shqiperi, Gazmend Pula. Ne fjalen e tij, perfaqesuesi i Kosoves ne Shqiperi i shprehu mirenjohjen kryeministrit Berisha per projektin e rruges Durres-Kukes-Morine, te cilen ai e cilesoi si nje projekt madheshtor, per forcimin e metejshem te lidhjeve vellazerore mes qytetareve te te dy vendeve tona, por edhe si nje projekt shume i rendesishem per promovimin e integrimit rajonal dhe euroatlantik te Ballkanit. Po keshtu kryeministri Berisha dhe i ngarkuari me pune i Kosoves, shprehen vendosmerine per thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat, si dhe per ndermarrjen e projekteve te perbashketa infrastrukturore, ne vecanti per sa i perket transportit rrugor dhe rrjeteve energjetike, te cilat do t'i sherbejne interesit ekonomik dhe zhvillimit te te dy vendeve, por edhe rajonit.