E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Leonard Murataj

Prokuroria e Durresit liron te dyshuarin per vrasje dhe pengmarrje, Leonard Murataj, te njohur edhe si kundershtari i grupit te Lulzim Berishes. Kreu i organit te akuzes ne qytetin bregdetar, Arjan Ndoja, ka firmosur urdhrin per kthimin ne liri te 36 vjecarit me motivin se i kishin kaluar afatet e paraburgimit, ndersa nuk arriti kurre te provonte akuzat e ngritura duke deshtuar dosjen hetimore.

Burime zyrtare nga Burgu nr 313 i Sigurise se Larte, konfirmuan mbreme per gazeten "Koha Jone" se "bazuar ne vendimin e prokurorit te Durresit, diten e enjte, u ekzekutua urdhri per lirimin e te pandehurit Leonard Murataj".

Pikerisht nente muaj pas emerimit ne krye te ketij organi, Ndoja ka hedhur firmen per lirim, ndersa Gjykata e Krimeve te Renda kishte kerkuar rihetimin e ceshtjes. I cilesuar si kundershtari i Lul Berishes, 43-vjecari ishte arrestuar me 8 janar 2006 dhe mbahej ne te njejtin burg ku per disa kohe u trajtua ne qelite "VIP". Por ne muajin mars u nxor prej andej duke i hequr privilegjin e krijuar. Shoku i tij, Erald Bajramaj, arrestuar njekohesisht me Muratajn, i akuzuar per vrasje ne bashkepunim me te, ne seancen e 22 janarit te ketij viti, fitoi pafajesine nga gjykata. Kurse per 43- vjecarin qe i kaloi pergjegjesia per ngjarjen, u kerkua rihetim per gjetje te provave. Pasi kane kaluar nente muaj, e pafuqishme per te provuar krimin e bujshem qe ndodhi ne Durres, prokuroria e kryesuar nga Arjan Ndoja ka firmosur urdhrin e lirimit te tij duke perdorur argumentin e perfundimit te afateve te paraburgimit.

Leonard Murataj, i njohur si kundershtar i Lulezim Berishes, eshte arrestuar me 8 janar 2006 ne Durres, ndersa u hetua ne gjendje te lire shoku i tij Erald Bajramaj. Murataj akuzohej per pengmarrjen e Artan Ilmiut dhe vrasjen e babait te tij, Nuhiut, ne vitin 1999.

Prokuroria nuk dergoi ne Gjykate prova te mjaftueshme qe e implikonin Muratajn ne krimin e dyfishte, sikunder kishte dhene urdher gjyqesori.

Gjykata e Krimeve te Renda, vendosi ne 22 janar te ketij viti, qe aktet e dosjes ne ngarkim te Muratit t'ia riktheje prokurorise per rihetim. Ndaj, per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit, prokuroria eshte e detyruar ta liroje te pandehurin Murati dhe hetimet e metejshme ndaj tij, te zhvillohen ne gjendje te lire. Ne vitin 1999, Artan Ilmiu merret peng. Babai i pengut, Nuhiu, shkon te flase me pengmarresit e te birit per te bere te mundur lirimin e tij, por mbetet i vrare. Policia identifikoi Bajramajn dhe Muratajn si bashkautore te krimit dhe ne vitin 2006 doli ne deklarate publike per arrestimin e tyre. Bajramaj u lirua nga Gjykata e Larte per perfundim te afateve te hetimit, kurse Murataj u mbajt ne qeli. Gjate procesit, te pandehurit nuk e pranuan asnjehere akuzen e ngritur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›