Shkodër, 200 ha tokë nën ujë nga reshjet

Toka e permbytur te ura e Gjolulit
Reshjet e shiut që prej ditësh vijojnë në rajonin e Shkodrës kanë zhytur nën ujë rreth 200 ha tokë në zonën e Trushit të Poshtëm në Nënshkodër.
Toka në këtë zonë është mbuluar nga uji, ndërsa banesat janë larg dhe nuk rrezikohen. Sipas prefektes së Shkodrës, Voltana Ademi, kjo është një sipërfaqe toke nën nivelin e detit, e cila mbulohet nga uji sa herë ka sasi të mëdha reshjesh.
Uji ka mbuluar tokat në dy krahët e urës së Gjolulit në aksin Shkodër-Velipojë dhe sipas banorët thonë se kanë pasur dëme në ushqimin e bagëtive dhe stanet që ndodhen aty.
Me zgjerimin e grykës së Vilunit në Velipojë, mendohet se uji nga fushat pranë urës së Gjolulit do të largohet më shpejt se çndodh aktualisht. / Anila Dushi