Ligji “Antimafia”, kontroll pasurisë së të “fortëve”
Nëse zyrtarët e lartë apo biznesmenët e fuqishëm, shpesh herë të lidhur me politikën, nuk kanë deklaruar të ardhur që prej ditës së djeshme, pritet t’iu sekuestrohet pasuria. Ligji i miratuar një muaj më parp, tashmë ka hyrë në Fletoren Zyrtare dhe pritet të zbatohet, gjithmonë nëse autoritetet përkatëse do të kenë fuqi për ta zbatuar atë. Ligji në fjalë do të zbatohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndaj këtij institucioni i duhet të vendosë për pasuritë e të “fortëve”, të cilët mund t’iu jenë shmangur detyrimeve tatimore, ose e kanë fituar ata nga kontrabanda dhe trafiku i drogës. Në bazë të ligjit të ri, i akuzuari duhet të tregojë vetë për burimin e të ardhurave, në të kundërt do t’i sekuestrohet pasuria. Megjithatë, ligji në fjalë është shoqëruar edhe me polemika, pasi sipas juristëve, ai krijon hapësirë edhe abuzime. Zbatimi i këtij ligji bëhet ndaj personave, për të cilët ka hije të forta dyshimi.