Ligji "Antimafia" përfundon në Gjykatën Kushtetuese
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka çuar këtë ligj në Kushtetuese, pasi mendon se ka fuqi prapavepruese.
Ligji në fjalë, i quajtur ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, i jep të drejtë prokurorisë të sekuestrojë pasurinë e personave të dyshuar për përfshirje në krime, ose të të gjithë atyre që pasuritë e tyre nuk janë të justifikuara nga dëshmitë e dhëna.
Me këtë ligj synohej që të goditeshin të gjitha pasuritë e vendosura në mënyrë të padrejtë. Por nëse Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë atë, atëherë maxhoranca duhet të krijojë një tjetër ligj, pasi është një nga ligjet që përfshihet në kriteret për vizat. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë të hënën nëse ankesa e KHSH-së do të pranohet ose jo.
Dhe nëse ankesa quhet e drejtë, atëherë do të duhen disa muaj që të jepet një vendim përfundimisht, ku fillimisht bllokohet ligji në fjalë për të mos vepruar. Ligji “Antimafia” ka hyrë tashmë në fuqi dhe ka nisur të veprojë. Ky ligj është miratuar vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita e ka kundërshtuar atë megjithëse në atë kohë nuk merrte pjesë në seancat parlamentare.
“Antimafia” është kundërshtuar edhe nga avokatët që sipas tyre me anë të këtij ligji mund të sekuestrohen pasuritë në mënyrë të diferencuar, pasi ligji parasheh sekuestrimi pa patur nevojë për shumë prova por vetëm me indicie.