Fekter takon Bashën: Ju mbështesim për vizat
Deklarata është bërë nga Ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë Znj. Maria Fekter, e cila u prit në një takim nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
“Jam e bindur se Shqipëria do të marrë në vjeshtë atë që pret nga Komisioni Evropian, vendimin final për liberalizimin e vizave”, u shpreh Ministrja Fekter. Gjatë takimit, Ministri Basha informoi zonjën Fekter mbi arritjet e deritanishme në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, në fushën e sigurisë së kufijve dhe në fushën e dokumenteve të identitetit.
Një tregues tjetër i bashkëpunimit mes të dy vendeve në fushën e rendit e të sigurisë është edhe adoptimi nga Shqipëria i projektit ILECU.
“Shqipëria bëhet vendi i parë evropian që adopton modelin e propozuar dhe sponsorizuar nga qeveria federale austriake ILECU, model i cili parashikon ndërthurjen e të gjitha shërbimeve të komunikimit bilateral me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in në një njësi të vetme operative, në një komandë të vetme duke përmirësuar dhe rritur efiçencën e komunikimit me partnerët tanë”, u shpreh Ministri Basha.
Duke vlerësuar se Shqipëria mund të merret si shembull i implementimit të praktikave më të mira nëpërmjet ILECU-t nga vendet e tjera të rajonit, Ministrja Fekter paraqiti gjatë takimit edhe ftesën që Shqipëria të bëhet anëtare themeluese e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion.
Ndërsa mirëpriti këtë ftesë dhe shprehu vullnetin për të marrë pjesë si anëtar themelues në këtë projekt, Ministri Basha informoi se Shqipëria mori sot një çmim nga OKB në fushën e transparencës së administratës, si vendi i parë në botë që zotëron 100% prokurime elektronike.
Ministrja Fekter ftoi gjithashtu Ministrin Basha për të marrë pjesë në takimin më të afërt të Forumit të Salzburgut që do të zhvillohet në muajin Gusht. Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë do të vizitojë Qendrën e Personalizimit të të Dhënave të Dokumenteve të Identitetit, si dhe qendrat operacionale të përpunimit dhe analizës së informacionit kriminal dhe të sistemit TIMS.