Bashkëpunimi mes Eagle dhe James Belushit vazhdon
Belushi i cili ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp në Stamboll së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Eagle Mobile Ali Taskin dhe Drejtorin e Marketingun të kësaj kompanie Orkunt Yozgat, ka vënë në dukje se është i vendosur që të bëjë ç’është e mundur për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë, ndërkohë që ai theksoi se do të ndihmonte në promovimin dhe njohjen sa më të mirë të Shqipërisë në botë.
Belushi është shprehur se ndjehet mjaft i kënaqur me investimet e Eagle Mobile në Shqipëri, dhe tha se një kontribut i tillë do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e standardit të jetesës.
Ai është shprehur se puna me Eagle Mobile i ka dhuruar atij një emocion të veçantë, dhe ka falënderuar kompaninë që i ka mundësuar një udhëtim të paharrueshëm në Stamboll bashkë me familjen. Belushi tha se bashkëpunimi me Eagle Mobile do të jetë një marrëdhënie afatgjatë, dhe shtoi se do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të punës së kësaj kompanie.
“është një kompani e mrekullueshme, me produkte te mrekullueshme dhe me një rrjet sinjali të mrekullueshëm. Kur erdha në Shqipëri, më dhanë një celular, dhe nga kudo që shkoja madje edhe në majë të maleve telefoni punonte mjaft mirë. Kjo është një kompani e madhe dhe unë jam krenar që jam pjesë e saj,” tha ai.
Për xhirimet promocionale në Turqi Belushi është shprehur se “Një skenar i mirë, një regjisor i mirë, atëherë pse të mos xhirojmë një film të mirë?”.
NDJEJ NJë LIDHJE Të FORTë SHPIRTëRORE ME SHQIPëRINë
Belushi ka theksuar se ka patur lëvizje vajtje-ardhje në Shqipëri që nga viti 1995.
“Babai im ka lindur dhe është rritur në një vend të vogël jashtë qytetit të Korçës. Unë kam ardhur në Shqipëri në 1995, me babin, djalin dhe gruan. Shëtitëm çdo vend të Shqipërisë, u takova me presidentin dhe me shumë zyrtarë të tjerë. Që atëherë pata vendosur që për Shqipërinë të bëj gjithçka që mundja për të kontribuuar në zhvillimin e saj. Shqipëria është vend shumë i bukur dhe unë e dua atë bashkë me zonat e saj rurale. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të mirë. Unë kam shumë të afërm në Shqipëri. Shkoj atje të paktën një herë në vit dhe e ndjej që kam një lidhje mes vetes dhe Shqipërisë.''
EAGLE MOBILE KA 15 % Të TREGUT Në SHQIPëRI
Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin, ka folur për investimet e mëdha që janë bërë për mbarëvajtjen e shërbimeve të kompaninë. Taskin theksoi se një pjesë e suksesit të kësaj kompanie është arritur së bashku me aktorin e mirënjohur James Belushi.
Objektivi i Eagle Mobile është rritja e mëtejshme duke përshkuar Ballkanin, dhe Kosova është synimi ynë i parë ka nënvizuar Taskin. Ne duam të jemi atje, dhe po ndjekim me kujdes procesin e privatizimit të operatorit shtetëror të Kosovës. Kosova pavarësisht se janë dy shtete të ndryshme me Shqpërinë, janë një komb shqiptar, dhe perceptimi ynë është i saktë”, tha Taskin.
Drejtori i Grupit të Marketingun në Eagle Mobile dhe njëkohësisht zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Yozgat Orkunt tha para mediave turke se emri i kompanisë Eagle Mobile vjen nga simboli i shqiptarëve “shqiponja” e cila është edhe pjesë e flamurit shqiptar. Ai theksoi se figura e James Belushit për shqiptarët është shumë e dashur, e rëndësishme, e njohur dhe domethënëse në këtë vend. Mediat turke i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së James Belushit për xhirime në Stamboll.