E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, KSHC nuk do të shkrihet

Komisioni i Ligjeve

Opozita kërkon që të shtohen 5 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë për çështjet e biznesit.

Zbulohen propozimet e PS për Gjykatën Administrative.

Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë sot mbledhjen e tij më të rëndësishme sa i takon ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative.
Pas rreth tri javë diskutimesh, në mbledhjen që do të nisë në orën 09:00 do të miratohen dy nenet që kanë të bëjnë me numrin e gjykatave dhe kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve. Relatori i kësaj çështjeje, Armando Subashi, u ka shpërndarë dje deputetëve dhe Ministrisë së Drejtësisë propozimet për këto nene, ndërkohë që në mbledhjen e sotme do të shikohet se kush do të jetë qëndrimi i Ekzekutivit. Në këtë pikë që ka mbetur ligji për Gjykatën Administrative, dy janë çështjet më të rëndësishme. Së pari, PS-ja propozon që në Kolegjin Administrativ, e cila është hallka më e lartë e kësaj fushe, të gjykojnë pesë gjyqtarë që do ti shtohen trupës së Gjykatës së Lartë. Nëse maxhoranca bie dakord me këtë propozim, 17 gjyqtarëve aktualë të Gjykatës së Lartë do tu shtohen edhe pesë të tjerë. Por, më parë duhet të ndërhyhet edhe në ligjin për Gjykatën e Lartë. Numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që do ti shtohet numrit aktual të anëtarëve të kësaj gjykate për të formuar Kolegjin Administrativ, përcaktohet në ligjin Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, thuhet në pikën 5 të nenit 4 të propozuar nga PS-ja. Në këtë pikë PD-ja ka kundërshtuar me argumentin se punën në Kolegjin Administrativ mund ta bëjnë edhe gjyqtarët aktualë të Gjykatës së Lartë. Ndërsa në nenin 5 lidhur me këtë çështje thuhet se gjyqtarët administrativë të Gjykatës së Lartë duhet të jenë së paku 40 vjeç, të ketë arsimin e lartë juridik, të kenë ushtruar për jo më pak se 15 vjet funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së parë ose 10 vjet funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ose të ketë përvojë akademike 20-vjeçare në degë të së drejtës që lidhen me gjykimin administrativ. Së dyti, pas apelit të ndërkombëtarëve, PD-ja dhe PS-ja janë pranë paktit për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme për Komisionin e Shërbimit Civil. Qeveria fillimisht kishte propozuar shkrirjen e KSHC-së, por pas ndërhyrjes së ambasadorit të KE-së, Etore Sekui, ky institucion do të funksionojë, por nuk do të ketë më të drejtë të shqyrtojë çështjet e shkarkimeve nga puna. Për këto raste hallka e parë ku do të shkojnë nëpunësit civilë do të jetë Gjykata Administrative, ndërsa KSHC-ja do të monitorojë zbatimin e ligjit për statusin e nëpunësit civil. PS-ja ka propozuar që në shkallën e parë të ngrihen gjashtë gjykata (në ato qarqe ku sot janë gjykatat e apelit), ndërsa gjykata të shkallës së dytë do të ketë në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Numri i gjykatave administrative të shkallës së parë, kompetencat tokësore, selia qendrore si dhe numri i gjyqtarëve të tyre dhe të Gjykatës Administrative të Apelit caktohen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë bën propozimet pasi të këtë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thuhet në pikën 4 të nenit 4.

Propozimet e PS për Gjykatën Administrative
Neni 4

Organizimi dhe funksionimi i gjykatave administrative
1. Gjykata kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, sipas këtij ligji, janë gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.
2. Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm. Veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë si rregull zhvillohet në selinë e saj. Gjykata mund të zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson aksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të ministrit të Drejtësisë, përcakton rregulla më të detajuara për ushtrimin e veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë jashtë selisë së saj.(model neni 124 i LPK Kosovë; model që aplikohet dhe në Irlandë, Danimarkë etj.).
3. Gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
4. Numri i gjykatave administrative të shkallës së parë, kompetencat tokësore, selia qendrore si dhe numri i gjyqtarëve të tyre dhe të Gjykatës Administrative të Apelit caktohen me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë bën propozimet pasi të këtë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
5. Numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që do ti shtohet numrit aktual të anëtarëve të kësaj gjykate për të formuar Kolegjin Administrativ, përcaktohet në ligjin Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë (do të kalojë te dispozitat kalimtare).

Neni 5
Kriteret dhe mënyra e emërimit të gjyqtarëve
1. Kriteret e emërimit dhe të karrierës së gjyqtarëve, statusi i tyre, përgjegjësia për shkeljet disiplinore, procedimi disiplinor, administrimi i shërbimeve në gjykatë, si dhe riorganizimi gjyqësor rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim te rastit kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.
2. Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë mund të emërohet shtetasi shqiptar që përmbush kriteret e mëposhtme:
a) të ketë punuar jo më pak se pesë vjet si gjyqtar;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
3. KLD mund të emërojë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë deri në 10% të numrit të gjyqtarëve, për çdo gjykatë, personat të cilët kanë punuar më parë gjyqtarë për jo më pak se shtatë vjet dhe që nuk janë larguar nga kjo detyrë për shkak të shkeljeve disiplinore ose shtetas shqiptarë me arsim të lartë juridik, me një përvojë akademike 10-vjeçare si titullar lënde në degë të së drejtës që lidhen me gjykimin administrativ.
4. Gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit mund të emërohet shtetasi shqiptar që përmbush kriteret e mëposhtme:
a) të ketë punuar jo më pak se 7 (shtatë) vjet si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
5. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit bëhet nga KLD në dy faza:
a) lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e mësipërme për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit i dërgohen Shkollës së Magjistraturës për tiu nënshtruar një testimi seleksionues me shkrim të organizuar prej saj;
b) kandidatët që kalojnë me sukses testimin seleksionues, përzgjidhen nga KLD me pikëzim, duke mbajtur parasysh, përveç rezultateve të testimit seleksionues edhe kriteret e mëposhtme:
- cilësinë e punës gjatë ushtrimit të detyrës duke u bazuar në vlerësimin e aftësive profesionale të bërë nga KLD të paktën një herë;
- cilësi të larta etiko-morale;
- vjetërsinë në punë si gjyqtarë (eksperienca si gjyqtar i seksionit administrativ) ose përvojën në administratën e lartë shtetërore;
- studime akademike dhe titujt shkencor.
6. Rregullat për organizimin, kryerjen e testimit seleksionues dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të parashikohen në një aneks të posaçëm, pjesë përbërëse e këtij e ligji.
7. Gjyqtarët administr

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›