E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e interkonjesionit, Rama: Qeveria bllokoi projektin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë se ka bllokuar projektin për linjën e interkonjesionit Kosovë–Shqipëri.

Duke folur në mbledhjen e grupit socialist, Rama ka theksuar se Partia Socialiste do të kërkojë një interpelancë të kryeministrit Berisha në Parlament për të dhënë të gjitha shpjegimet në lidhje me këtë projekt.

“Berisha duhet të përgjigjet publikisht, pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën; Pse qeveria dhe Berisha nuk i kanë dhënë përgjigje financuesit prej një viti dhe pse qeveria e ka parë të udhës të sillet në kundërshtim me normat etike e ligjore në kushtet e një bashkëpunimi me një donator të rëndësishëm për një cështje kaq të rëndësishme sa është pavarësia energjetike e Kosovës” theksoi Rama.

Gjithashtu Rama ka theksoi  se nuk ka mundësi që Berisha të mos jetë në dijeni të shfaqjes së turpshme, madje e ka akuzuar se është ai regjisori i kësaj shfaqje të turpshme, që i qëndron si njollë jo qeverisë së tij, por gjithë vendit.
 

“Kjo linjë do ishte drejt përfundimit, ndërkohë që bllokimi i saj mban peng politikën e Kosovës, por sjell dëm në bashkëpunimin me në donator të fuqishëm, si Gjermania” shtoi më tej Rama.
 

Kryesocialisti Rama ka kërkuar veprim të menjëhershem të projektit që çliron Kosovën nga monopoli me Serbinë sa i takon linjës së furnizimit me energji ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Berisha të përgjigjet për arsyet e bllokimit.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›