E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji Shkollim brenda shtepise. Mesuesprindi ose dikush i licensuar

Mesimdhenia ne kushtet e shtepise mund te duket nje sipermarrje luksi ne kushtet e Shqiperise se sotme por ne rast se prinderit shqiptare duan te mesojne femijet e tyre ne shtepi tashme e kane kete te drejte. Ne projektligjin per arsimin parauniversitar te prezantuar ne fillim te muajit nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj eshte nje klauzole e vecante e cila iu lejon prinderve te shkollojne femijet brenda mureve te shtepise. Nje procedure kjo qe mund te aplikohet per te gjithe nxenesit qe ndjekin arsimin e detyruar dhe qe do te kete rregullat e saj te cilat vendosen nga ministri i Arsimit. Projektligji per arsimin e larte u hodh pak jave me pare ne tryezen publike te diskutimeve per te pare nese do te kishte kundershtime apo jo. Ne fund te muajit janar ky projektligj do te nise rrugen per ne Parlament ku pritet te miratohet. Vetem pas kesaj prinderit kane mundesi te ushtrojne te drejten e shkollimit te femijeve ne shtepi.
Mesimi ne shtepi
Modeli i mesimit te femijeve ne shtepi sipas drejtorit per arsimin parauniversitar ne MASH Fatmir Vejsiu eshte nje model i perhapur gjeresisht ne Europe. Por nje mision te tille nuk mund ta marre persiper kushdo. Femijes ose femijeve mund tu jape mesim vete prindi ose nje person i licencuar per mesimdhenie - thote z. Vejsiu duke shtuar se jo cdo prind mund te mesoje femijen e tij. Prinderit qe do te marrin persiper mesimdhenien e femijeve duhet te jene te kualifikuar - shpjegon ai. E ne te tilla kushte edukimin ne shtepi mund ta ushtrojne ato familje qe kane te ardhura te mjaftueshme per te punesuar nje mesues te licencuar ose ata prinder qe jane vete mesues. Ne rast se nje familje zgjedh kete forme edukimi per femijet nuk do te thote se femija duhet te shkepuse cfaredolloj lidhje me shkollen. do fillim viti nxenesi duhet te regjistrohet ne nje shkolle dhe gjate vitit shkollor te edukohet ne shtepi. Vleresimi i arritjeve te nxenesit kryhet ne fund te cdo viti shkollor nga institucioni arsimor ku nxenesi eshte regjistruar. Ndersa eshte detyra e Ministrit te Arsimit te percaktoje kushtet e vecanta dhe procedurat per arsimimin ne shtepi per te gjitha klasat e arsimit te detyruar.



Pro mesimit ne shtepi
Per ata prinder te cilet kane nje jete sociale te ngarkuar dhe nje portofol qe mund tua lejoje shkollimi i femijeve ne shtepi eshte nje mundesi shume e mire. Adelina 33 vjec nje nene e re kryeqytetase thote se ky lloj arsimimi per femijen e saj i cili aktualisht eshte 4 vjec do te ishte shume efikas sidomos per vitet e arsimit baze klasa e pare deri ne te katrat. Femija im do te kishte gjithe vemendjen e mesuesit dhe sigurisht programet me te cilat do te mesonte do te ishin me te perzgjedhura. Ne nje klase me 30 apo 40 nxenes sa vemendje mund ti kushtohet femijes tim - pyet ajo. Por prinder te tille qe jane te dy apo te trepunesuar te cilet nuk kane kohe per tiu kushtuar edukimit te femijes pagesa e nje personi tjeter do te ishte zgjidhja me e mire ndonese femija do te provohej nga nje jete sociale aktive. Te pakten do te isha e sigurt qe femijes nuk do ti kanosej asnje rrezik brenda mureve te shtepise - argumenton ajo.

Kunder mesimit ne shtepi
Per prinder me te ardhura me te uleta kjo formule shkollimi duket sikur ka dale nga librat e klasikeve ruse ku familjet borgjeze paguanin per ti mesuar shkrim e kendim femijeve te tyre. Por nje gje e tille ka pak gjasa te ngjase ne Shqiperine e sotme. Edhe nese do te kisha te ardhura te mjaftueshme prapeseprape do ti kisha derguar femijet ne shkolle publike - tregon Majlinda 42vjece nene e dy femijeve. Per femijet eshte me mire qe te rriten ne ambiente publike sepse kjo ndikon edhe ne formimin social te tyre. Nje mesues privat e marr ne ato raste kur femija nuk shkon mire ne nje lende. Por nuk mund ta heq pergjithmone nga banka e shkolles - shprehet ajo duke shtuar se mesimi ne shtepi mund te jete nje zgjidhje per ata femije qe kane nevoja te vecanta si autiket te cilet duhet te kene 100 te vemendjes se mesuesit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›