Replikat e Berishes me deputetet e PS Ruci me Nexhmijen i zhduken femijet Liljana Hoxhes
Perfaqesuesit e shumices dhe opozites shprehen qendrimet e kunderta per komisionin hetimor por nje pjese te konsiderueshme te pese oreve debat e kaluan me akuza personale. Fillimisht ishte kryeministri Berisha i cili tha se kreu i PS-se Edi Rama i ka deklaruar nje diplomati te huaj se une
jam i shtrire ketu ne dysheme dhe do vdes duke iu referuar negociatave per zgjedhjet lokale te 2007-s. Me pas duke u ndalur ne darken e restorant Krokodil ne Strasburg i nxitur edhe nga batutat e Vasilika Hysit e cila fliste nga vendi kryeministri u shpreh Ti u tregove me trime kam deshmitare me vete une. Ne fund kur i thane qe smund te kete rinumerim u zbeh mu kujtuan skenat ne seline e PS-se kur tha do shtrihem pertoke dhe do vdes. Thashe e kapi ndonje atak histerik i ri ketu ne Strasburg dhe me vinte turpi me i madh. Nga ana tjeter kreu i PS-se Gramoz Ruci u ndal serish te fotografite e publikuara disa dite me pare ku kryeministri Berisha ishte ne nje varke ne Pogradec se bashku me djalin e Enver Hoxhes Sokol Hoxha. Antikomunisti me i madh rezulton nga faktet e dala dite pas dite se ke qene njeriu me i pare nga me i madhi i Byrose Politike deri te me i vogli me i besuari me i respektuari me i trajtuari me i preferuari. Prandaj mos vazhdo se e ke te djegur karten e antikomunistit theksoi Ruci. Ne pergjigje te kesaj deklarate Berisha kerkoi qe ato foto donte ti shikonte serish duke vleresuar pozitivisht edhe Liljana Hoxhen. Ne kete moment kreu i qeverise akuzoi Rucin se gjate fillimit te viteve 90 ka cuar ne Kube femijet e Liljana Hoxhes. Tu bej nje pyetje ke pasur ti dore ne grabitjen e femijeve te saj Me thuaj pak ketu. I ke grabitur femijet dhe ne ate kohe ke qene funksionar kryesor i PS-se I cove ti me Nexhmijen ne Kube femijet e saj I cove apo jo thuaje. Ne qofte se ka njeri per tu proceduar je ti i moret femijet e ia zhduket. U detyrua te qarkoje planetin per te gjetur femijet. Kundershtare jane ata por femijet nuk preken. Kontrolloni pak ku perfunduan femijet e saj. Ia bete ate se iu urdheronte Nexhmija tha kryeministri. Replikat ne Parlament kane perfshire edhe Pandeli Majkon e Arben Malajn i cili eshte lakuar disa here nga kreu i qeverise per menyren se si e la greven e urise. Te pakten ndonje vlonjat nuk do ta keni ndonjehere spiun. Ne qofte se do ta marresh vesh si ika une nga greva duhet te pranosh se je katil ne shpirt. do njeri mund te kete probleme shendetesore nuk ika per te thyer greven nuk ika per te te bere qejfin ty por nuk kisha nevoje te sakrifikoja qe te kenaqeshe ti. Dakord tha Malaj nderkohe qe kryeministri kete here nuk replikoi. Ne fund Vasilika Hysi tha se ne darken e Strasburgut nuk i ra te fiket as kreut te PS-se as kryeministrit por ky i fundit i pakenaqur nga propozimet e nderkombetareve la pa ngrene embelsiren.
Replikat dje ne kuvend
Fatmir Xhafa Me kete arsyetim ju jeni duke krijuar nje precedent te rrezikshem lidhur me te drejten e cdo opozite per cdolloj hetimi parlamentar. Relacioni juaj eshte argument per kete gje. Te mos harrojme ne kete vend ska maxhoranca dhe opozita te perjetshme keto jane precedent qe do ti lidhin kembet jo opozites socialiste por cdolloj opozite qe do kerkonte te zbatonte te drejten e saj kushtetuese per hetim parlamentar.
Sali Berisha Ky njeri i referohet Edi Rames cuditi boten ne vitin 2007 kur per certifikatat qe leshonte vete per certifikatat qe ne Tirane i kontrollonte 90 te gjitha zyrat e gjendjes civile arriti deri ne ate shkalle sa ti thote diplomatit te huaj qe une jam i shtrire ketu ne dysheme dhe do vdes. Obsesioni i vdekjes eshte ne koken e tij dhe prandaj vazhdon. Doni tua them kush ishte diplomati Te dale e ta pergenjeshtroje po te doje. I thoshte udheheqesi i partise me te madhe opozitare i deklaronte nje diplomati qe une tani po shtrihem perdhe e po vdes dhe une nuk ngrihem me i gjalle. fare eshte kjo shte nje atak histerik tipik. Ky zoteri mendoi se terhoqi zvarre jeten politike te vendit packa se vendimin e mora me Fatos Nanon ne pallatin presidencial dhe jo me te u detyrua te zbrese te ulet te pranoje vetem kur e pa se ishte teresisht jashte loje. Ti perjetove eksperiencen me te bukur me mua ne tavolinen e Krokodilit je treguar fisnike dhe kur desh i ra te fikte kryetarit tend vetem ti e mbajte edhe te pergezoj. Ti i drejtohet Vasilika Hysit u tregove me trime kam deshmitare me vete une. Ne fund kur i thane qe smund te kete rinumerim u zbeh mu kujtuan skenat ne seline e PS-se kur tha do shtrihem pertoke dhe do vdes. Thashe e kapi ndonje atak histerik i ri ketu ne Strasburg dhe me vinte turpi me i madh. Ishe vete ti aty me mire tua thuash ketyre ti. Ti duhet ti ndihmosh.
Gramoz Ruci Ke ardhur dhe ke jetuar ne politike keto 20 vjet me tri kolona kryesore e para si antikomunisti me i flakte e dyta si dhjetoristi i pare dhe i vetem e treta si me i pakorruptuari ne kete vend. Te tre keto jane bere thele e cope e cike. Antikomunisti me i madh rezulton nga faktet e dala dite pas dite se ke qene njeriu me i pare nga me i madhi i Byrose Politike deri te me i vogli me i besuari me i respektuari me i trajtuari me i preferuari. Prandaj mos vazhdo se e ke te djegur karten e antikomunistit. Se dyti i ashtuquajturi dhjetorist luftove tere dhjetoristet qe te ishe ti dhe vetem ti. Mjafton vetem nje fakt asnje dhjetorist nuk eshte sot ne radhet e forumeve te tua te partise nuk eshte sot ne grupin tend parlamentar nuk eshte asnje anetar kryesie i Kryesise se Dhjetorit. Jane shperndare si zogjte e korbit me qellim qe historia te njohe vetem nje dhjetorist vetem ty. E treta ne kete salle ketu ke ligjeruar 8 vjet ne opozite si njeriu i duarve te pastra. Erdhe ne pushtet me kete filozofi. As vete ti nuk e beson qe ti dhe qeveria jote nuk eshte zhytur koke e kembe nuk ka ngelur njeri nga kabineti yt dhe personalisht per ngjarje fenomene afera konkrete te palancuara. Keshtu qe te tri kolonat te kane rene dhe kur bien kolonat bie e gjithe ndertesa. Ne bote ke edhe dy shoke Kastron dhe Hugo avezin vetem ata garojne se kush flet me gjate. Ti je i treti. Une kam bindjen qe me ate premtim qe ke bere ne politike do tia kalosh edhe Kastros edhe avezit. Rastin e Shkodres mos e perdor se duket si gjethja e fikut per te mbuluar te verteten se ska shqiptar e as nderkombetar qe te mos kuptoje se ku fle lepuri qe sngrihet ky komision hetimi dhe fshihesh pas fjalive bile pergjerohesh per Kushtetuten ku ketu ne salle ti dhe une kur ne kemi miratuar ate Kushtetute qe ti e ke quajtur lecke dhe jo me ate emrin qe gjasme nuk do qe ta thuash Kushtetute apo prostitute sic e ke ndermend por sdo ta deklarosh.
Sali Berisha Mos e permend me dhjetorin se ta kam thene edhe njehere iu zbrita nga kali dhe nuk e kapni dot me. Kjo eshte historia e dhjetorit mos e permend me dhjetorin. Persa i perket fotove e thashe dhe ate dite mblidhi dhe mi sill sepse me pelqyen pa mase. Ajo zonja Liljana Hoxha ka pasur mend sa gjysma e partise suaj. E kam njohur fare mire une ate. Mos tu vije keq fare e keni ju Nexhmijen une e kam fjalen per Liljanen. Gjysma juaj sbehen se bashku sa ajo ne te gjitha. Ato fotografi mi sillni se une ua di per nder. Une kam nje gje fotografite jane e djeshmja une jam e nesermja ky eshte problemi im me fotografite. Ato me nxirrnin sic jam tani 30 vjet me pare ndryshimet nuk ishin as per tri vjet. I nxirrni i botoni prape. Nuk i them une per fotografi bllokmen Edvin Rames por per psikologjine e tmerrshme qe ka. Cili eshte ai burre qe shtrihet pertoke dhe perpelitet Ti Shega e di mire shume kete pune. Kjo eshte e njohur. fare ti them une atij kur hap altoparlantin dhe thote kryetari i opozites une po vdes jam shtrire ketu pertoke Te dale ta pergenjeshtroje po te doje. E beri nje here e mori tani prape per se dyti onte fjale ne PE do hyj ne greve dhe do vdes. Miku im ishte i tronditur. Une i thashe qe thuaj atij qe te ka thene qe po vdiq do ti bej nje funeral madheshtor dhe nje fjalim te shkelqyer por svdes ai. Ai nuk martirizohet kurre. Pse nuk hyri ne greve ai pse nuk e pati as kurajen e Sheges Ky fukara me tri mije euro packa se vellai i blen Mark Shagalin 300 mije paund. Tu bej nje pyetje Ke pasur ti i drejtohet Rucit dore ne grabitjen e femijeve te saj per Liljana Hoxhen Me thuaj pak ketu. I ke grabitur femijet dhe ne ate kohe ke qene funksionar kryesor i PS-se. I cove ti me Nexhmijen ne Kube femijet e saj I cove apo jo Thuaje Ne qofte se ka njeri per tu proceduar je ti. I moret femijet e ia zhduket. U detyrua te qarkoje planetin per te gjetur femijet. Kundershtare jane ata por femijet nuk preken. Kontrolloni pak ku perfunduan femijet e saj. Ia bete ate se iu urdheronte Nexhmija.
Pandeli Majko Me beri shume pershtypje historia qe tregove doktor lidhur me fabulen qe ka ndodhur ne fshatin tend ku dy njerez qe kishin dore vodhen shalqinjte e komshise. Por jam kurioz ne kohen qe ishe ti i vogel jane mbjelle shalqinj ne Tropoje Se mesa di une vetem ne Kavaje dhe ne zonat fushore jane mbjelle. Sot po luhet bllofi dhe loja e patates se nxehte sikur ne duam hetimin po ja nuk duan keta ne jemi te hapur por nuk duan socialistet. Kjo eshte nje loje me maskat prandaj duhet te heqim maskat. Publiku duhet te dije sot se kush eshte fajtori i kesaj situate. Ketu vjen kryeministri dhe fillon nga Herri Poter te Blloku Nexhmija isha ne barke sisha ne barke i ra te fiket Edi Rames nuk i ra te fiket Edi Rames. Po leri mor keto leri keto dhe behu serioz para publikut dhe kolegeve te tu. Dhe mos na trego me histori me shalqi ne Tropoje.
Sali Berisha Fotot i sollet ju ketu nuk ua dhashe une por kryetari juaj. Ua dha sepse mendon se me keto foto do beni rokade do paraqisni Edvin Ramen mos harroni qe baba im quhet Rame pra do benit nje rokade ne vend te Sali Rames. Por kjo ishte qesharake. Ju mund te merrni fotot dhe kjo sperben asgje.
Vasilika Hysi Kisha vendosur te heshtja per darken e Krokodilit ne respekt te paktit qe beme. Por nga ana tjeter jam ndjere keq qe isha deshmitare e asaj darke ne Strasburg. Zoti kryeminister eshte mire te tregoje ngjarjet sic ndodhen ne te vertete sepse te gjithe perfaqesuesit e huaj u moren me kryeministrin dhe eshte mire qe sot te votoje ato cfare premtoi ne ate darke. Se dyti u fol disa here per nje renie te fikti te perfaqesuesve sidomos te kryetarit te opozites. Seshte e vertete. Askujt nuk i ka rene te fiket ne ate darke as perfaqesuesit te opozites as kryeministrit. E vetmja gje eshte qe kryeministri nuk perballoi dot propozimin qe beri kryetari i PPE-se me origjine nga Qipro dhe kryeministri iku nga tryeza pa ngrene embelsiren.
Sali Berisha U rrefeu nje te vertete per embelsiren te cilat i dua kaq shume por i ha kaq pak. E kam normal sheqerin. Por aty ne teresi une jam i perkore ne ushqim dhe ne te gjitha gjerat keshtu qe ndonese Vasilika..... mu kujtua edhe nje tregim i ehovit i semure nje here i shkoi Vasilika te shtrati bashke me dy te tjere dhe filloi po flet po flet po flet dhe ne fund Cehovi e pyet Vasilika te pelqen marmelata Po- i tha- nuk ka si receli. Kaq shume e lakove embelsiren saqe me solle ehovin. Per rolin tend ne Strasburg i drejtohet Hysit ai ka qene i shkelqyer. Sepse po te mos ishte zonja kryetari juaj ishte i shtrire perdhe aty. E pa vete ajo fjalen e fundit sesi po behej gati po shikonte dyshemene e kapi prej krahu dhe aty u cua. Nuk mbaroi darka me embelsiren time une e kam problem me shendetin asnjehere nuk i ha te plota embelsirat. Ndersa ajo zonja tjeter ta kete te qarte qe nese nje dite Sali Berisha behet president une them jo por po u bera propozimi i saj ne grup per te dekoruar Fatmir Xhafen do te behet realitet. Jam deshmitar vete qe rrinte deri ne 2 te nates me fener duke i mbuluar ata qe zbuloheshin.
Arben Malaj Te pakten ndonje vlonjat nuk do ta keni ndonjehere spiun. Ne qofte se do ta marresh vesh si ika une nga greva duhet te pranosh se je katil ne shpirt. do njeri mund te kete probleme shendetesore nuk ika per te thyer greven nuk ika per te bere qejfin ty por nuk kisha nevoje te sakrifikoja qe te kenaqeshe ti. Dakord
Vasilika Hysi Kishim bere nje pakt qe te mos flisnim dhe ju sot hapet fletet e lakrorit. Sot me vjen keq se duke qene kryeminister i ketij vendi keni shpenzuar kaq shume kohe duke u marre me darken e Krokodilit me ate darke kaq shume te shtrenjte kur mijera shqiptare nuk kane te hane sot.
Sali Berisha Ke keqardhje per darken kryetari yt me vellain Koco blen Shagalin 250 mije paund. Darken nuk e pagoi as kryeministri as kryetari yt ndonese i takonte atij. Te qash hallin e atyre shpenzimeve atje dhe te mos qash hallin e kryetarit tend qe me vellain Koco blen Shagalin 250 mije euro kete zonje nuk e di kujt ia thua.
ERALD KAPRI