E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet shtohet me 2 milione USD fatura qe duhet te paguaje KESH

/ /

Qeveria ka rritur edhe nje here fondin per emergjencat civile ne Shkoder duke e cuar shumen ne 6 milione USD. Me nje vendim te ri ekzekutivi i merr 5 milione dollare Korporates Elektroenergjetike Shqiptare. Keshtu 1 milione dollare te tjera shtohen nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit. Ne dhjetor fondi per emergjencat ndryshoi plot tri here. Tashme me vendimin me te fundit qeveria e ka pare te arsyeshme te rrise fondet qe do ti merren KESH-it i cili nga 3 milione dollare qe duhet te jepte fillimisht tashme do ti duhet te paguaje dy me shume. Eksporti i energjise qe Korporata eshte duke bere gjate ketij viti duket se e ka nxitur qeverine te rrise masen e kontributit qe kjo e fundit duhet te jape per fondin e emergjencave civile. Fondit zyrtar prej 6 milione dollaresh qeveria pritet ti shtoje dhe donacionet. Ndryshim tjeter ne vendim eshte ai lidhur me njohjen e shpenzimeve. Qeveria ka shtuar se shpenzimet regjistrohen nga dega e thesarit ne programin Emergjencat civile te Ministrise se Brendshme dhe ne klasifikimin ekonomik perkates ne emer te institucionit te prefektures.

Fondet

Fondi i KESH
Ishte 3 milione USD
Behet 5 milione USD

Fondi nga buxheti
Ishte 500 mije USD
Behet 1 milion USD

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›