E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria sulmon Prokurorine. Nishani Nuk ka zbatuar detyrimet e BE-se

Qendrimi Ministri i Brendshem hedh kritika te renda ndaj organit te akuzes duke i ngarkuar fajet per 12 detyrimet

Qeveria nis sulmet ndaj Kryeprokurores Ina Rama. Ministri i Brendshem Bujar Nishani ne nje prononcim per median vizive shprehu pakenaqesine per punen e Prokurorise se Pergjithshme. Edhe pse ka tre muaj qe eshte caktuar ne postin e ministrit te Brendshem Nishani nuk ka ngurruar te shprehe rezerva per organin e akuzes dhe per bashkepunimin per dikasterin qe ai drejton. Sipas tij rezultate me te mira ne kete drejtim kerkojne bashkepunim me te madh. Per hir te se vertetes ne si Ministri e Brendshme por edhe struktura e Drejtorise se Policise jemi te pakenaqur nga puna e performanca e arritur nga strukturat e hetimit per sa i perket luftes kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit. Nuk mund te themi se nuk ka korrupsion dhe krim ne vend tha Nishani per Vizion Plus. Nente muaj pas fillimit te levizjes se lire te shqiptareve ministri i Brendshem vlereson qytetaret shqiptare per respektimin e rregullave te liberalizimit te regjimit te vizave. Sipas Nishanit ne rast te shkeljeve te regjimit te vizave do te aplikohen marreveshjet me shtetet perkatese per riatdhesimin e personave. Prej kohesh mazhoranca ka vene ne shenjester Prokurorine e Pergjithshme. Prokuroria eshte institucioni me i sulmuar nga mazhoranca ne vitet e fundit dhe sipas qeverise mbi te bie pergjegjesja kryesore per rezultatet e dobeta ne luften kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit. Ngjarja e 21 janarit te ketij viti ku u vrane kater shtetas gjate protestes se opozites perpara Kryeministrise shenoi dhe piken me kulminante te konfliktit mes qeverise mazhorances parlamentare dhe Kryeprokurores Ina Rama. Sulme u leshuan ne menyre direkte dhe nga vete Kryeministri Sali Berisha pas ngjarjes se 21 janarit. Nderkohe qe mazhoranca eshte ne pritje te mbarimit te mandatit te Kryeprokurores ne 2012. Vete drejtuesit e larte mazhorances ne qendrimet e tyre kane lene te nenkuptohet se vendi do te kete nje prokuror te ri te pergjithshem. Nje gje e tille eshte deklaruar publikisht nga kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›