E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel tur ne Ballkan shmanget Shqiperia

Diplomaci Kancelarja gjermane nga e hena do te vizitoje Kroacine Serbine dhe Malin e Zi

Anxhela Merkel shmang viziten ne Shqiperi. Kancelarja gjermane do te ndermarre nje tur ballkanik me 22 gusht ku nuk perfshihet Shqiperia. Merkel mesohet se do te vizitoje Beogradin Podgoricen dhe Zagrebin te henen me 22 gusht. Mediat e ketyre tre shteteve i kane bere jehone te madhe vizites se kancelares gjermane duke e cilesuar si nje mbeshtetje te madhe qe Gjermania pritet ti jape ketyre vendeve. Viziten zyrtare ne Kroaci e ka konfirmuar per mediat vendase vete ministri i Jashtem kroat Gordan Jandrokovic. Kjo vizite eshte konfirmuar ne takimin e se merkures midis dy ministrave te Jashtem gjerman dhe kroat. Kroacia ka hedhur hapa te rendesishem drejt procesit te integrimit evropian dhe ne vitin 2013 ajo pritet te behet vendi i 30 i bllokut europian. Mesohet se Merkel do te jete ne krye te nje delegacioni prej 63 personash nje pjese e te cilit do te jene dhe biznesmene.

Shmangia e Shqiperise

Kriza politike ne Shqiperi duket se ka ndikuar ne mosperfshirjen ne axhenden e Merkelit te vizites ne Tirane. Merkel do te ndalet dhe ne Malin e Zi por Shqiperine do te kete mundesine ta shohe nga larg. Kryeministri Sali Berisha ka qene nje nder iniciatoret per te mundesuar nje vizite te Merkelit ne Tirane por sic duket do te mbese nje enderr ne sirtar. Te shumta jane deklaratat e Berishes per mberritjen e kancelares gjermane ne Shqiperi. Madje liderit te mazhorances blu ajo i kishte konfirmuar viziten ne vendin tone. U takova me te gjithe kryeministrat dhe presidentet e vendeve anetare te Bashkimit Europian. Kisha nje detyrim te madh moral qe tju shprehja mirenjohjen tone me te thelle per vendimin per heqjen e vizave per shqiptaret vendim fisnik. Kete falenderim ia shpreha kancelares Merkel me te cilen diskutova gjeresisht mbi zhvillimet ne Shqiperi arritjet e saj por edhe me Presidentin Sarkozi i cili me premtoi se bashku me kancelaren Merkel se do te vizitoje Shqiperine. Sarkozi ishte shume i perzemert ai me rikonfirmoi vendimin per te vizituar Shqiperine. Pata nje bisede te zgjeruar me kancelaren Angela Merkel e cila gjithashtu me rikonfirmoi vendimin e saj per te vizituar Shqiperine. Keshtu tha ne pjesemarrjen ne Samitin e NATO-s ne Lisbone me 20 dhe 21 nentor te vitit 2010. Gjate kesaj periudhe ne Ballkan ishte dhe ministri i Jashtem gjerman Westerwelle. Ai gjithashtu shmangu Shqiperine nga axhenda e tij. Por ne Shqiperi erdhi kete kohe vetem ministri i Zhvillimit Ekonomik ne Gjermani Nieber i cili kishte si mision te zgjidhte krizen politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›