Topi mesazh ngushëllimi, për humbjen e deputetit Dibra

Presidenti, Bamir Topi ngushëllon familjarët e deputetit të Partisë Demokratike, të Qarkut të Shkodrës, Gëzim Dibra, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 55-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme.
Në mesazhin ngushëllues, drejtuar familjarëve, presidenti thekson se deputeti Dibra, me përkushtim e dinjitet jetoi dhe punoi duke u shërbyer interesave të qytetarëve shkodranë dhe të mbarë popullit shqiptar.
“Më lejoni që në cilësinë e Kreut të Shtetit, t`ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Në këtë ditë të vështirë për familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin e të punojnë me Gëzimin, ndaj me ju edhe vlerësimin e lartë për personalitetin e tij të shquar si një njeri me vlera të spikatura qytetare, për integritetin dhe ndershmërinë si sipërmarrës i suksesshëm dhe për angazhimin e tij të përgjegjshëm politik në radhët e Partisë Demokratike e në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentit Topi.