Kuvendi, nisi dje shqyrtimi per imunitetin e Neranxit
Kuvendi nisi shqyrtimin e kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme, per heqjen e imunitetit te deputetit, Nikollaq Neranxi. Deputeti i LSI-se, akuzohet per shkelje doganore te kryera ne vitin 2001. Ne mbrojtje te tij, kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi, tha se kolegu i tij po sulmohet qellimisht nga mazhoranca. "Neranxit, qe nga koha kur u shkeput nga Partia Agrare Ambientaliste, pjese e qeverise, i nisen presionet kunder biznesit dhe atij vete si person", u shpreh Xhufi. Sipas tij, Neranxi sulmohet qellimisht sepse ka denoncuar aferat koruptive te kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano dhe kercenimet i jane bere jo pak here dhe nga anetare te qeverise. Ne keto kushte, Xhufi kritikoi Prokurorine e Pergjithshme, qe ne vend qe te merret me ceshtje te tilla aspak te verteta, te shohe hetimet e tragjedise se Gerdecit apo te parave te hedhura ne rrugen Durres-Kukes. "Po hetoni ndaj nje personi qe nuk ka faj e po lini te lire individe te tjere te rrezikshem", vijoi Xhufi. Ai kritikoi dhe faktin se nuk eshte vetem mazhoranca por dhe opozita kunder Neranxit.