E Diel, 1 Nëntor 2026

Varicet e kembeve, keshilla per t'i parandaluar dhe trajtuar Luljeta Ndoka



Pervec shqetesimeve klinike, prania e variceve behet akoma me shqetesuese tani ne vere, nga pikepamja estetike. Dr. Nuri Ohri, shpjegon se varice quhet zgjerimi i venave ne trup, por ne pergjithesi perdoret per zgjerimin e venave ne kembe tek zona e pulpes ose pas gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe perdridhen nga grumbullimi i gjakut ne to. Gjaku ne kembe ngjitet siper me ane te muskujve te kembes dhe me ane te kapakeve qe gjenden ne vena duke penguar edhe kthimin mbrapsht te sasise se gjakut te hedhur siper. Nese keta kapake demtohen atehere gjaku nuk do te mund te leshohet siper dhe per me teper do te grumbullohet neper vena pasi kapaku eshte ai qe mbyllej pas cdo shkeputje te gjakut siper duke mos e lene te bjere poshte me forcen e rendeses. Simptomat jane te tilla si fryrje te kembes, dhimbje, lodhje, ngerce e kembes dhe nje ndjenje sikur te behet mishi miza-miza. Gjate menstruacioneve tek femrat dhimbja dhe fryrja e kembeve mund te rritet. Varicet shihen me shpesh tek te moshuarit dhe zakonisht tek ata qe jane mbipeshe, qe rrine shume ne kembe dhe tek grate shtatzena. Gjithashtu jo vetem ne kembe por edhe ne vulva (pjesa qe shihet nga jashte e organit femeror), apo ne anus e rektum (pjesa e fundit e zorreve te trasha) megjithese me rralle se ne kembe. Ketyre te fundit pra ne fundin e zorres se trashe u thuhen edhe me emrin hemorroide. Trashegimia dhe shtatzenia ndikojne tek varicet. Por zakonisht varicet e dala per here te pare ne shtatzeni pas saj mund te zhduken. Venat varikoze shoqerohen me nje numer komplikacionesh me te shpeshta qe jane: Hemorragjia varikoze qe shoqerohet me nje rrjedhje gjaku ne menyre te vrullshme, Hipodermite inflamacioni dhe induracioni i lekures se kembes, Ulcera venoze, Tromboflebitet dhe flebitet superficial (inflamacioni i murit te venes dhe indeve perreth, i shkaktuar nga tromboza) dhe Flebitet e thella (koaguli i nje vene te thelle) qe eshte forma me e rrezikshme e flebiteve dhe qe mund te provokojne nje emboli pulmonare, qe shume here cojne ne vdekje. Me se shumti, varicet theksohen gjate shtazenise. Kjo, per disa arsye: Sepse sasia e gjakut tek nena per shkak te bebit rritet, sepse ne muajt e fundit kur fetusi eshte rritur pak krijon presion duke shtypur venat kryesore dhe duke penguar ngjitjen e gjakut siper, sepse rritet niveli i progresteronit nje veti e te cilit eshte ajo e dobesimit te muskulit te damareve duke i zbutur ata. Problemi eshte edhe per castin e lindjes. Nese lindja do te behet me ane te nje carje me qellim per te zgjeruar paksa vaginen per nje dalje me te lehte dhe me pas ajo pjese qepet menjehere pas lindjes, prania e variceve do ta pengonte pak kete proces per shkak te hemorragjise. Megjithate, eshte e mundur edhe hapja e epiziotomise ne nje pjese ku nuk ka varice. Gjithashtu, gjate shtatzenise nuk eshte mire qe te behen operacion varicet, vecse nese mjeku specialist duke u bazuar ne shqetesimet tuaja e miraton kete.

Keshilla per ata qe vuajne nga varicet

Mundohuni te mos qendroni per nje kohe te gjate ne kembe

Nese ju duhet ta beni here pas here uluni dhe ngrijini pak kembet per rreth 30 minuta

Mundohuni te mos qendroni kembe mbi kembe teksa jeni ulur

Mos vishni kepuce me taka dhe te ngushta.

Beni rregullisht gjimnastike per kembet dhe pulpat e tyre

Perdorni ilace dhe corape te posacme, vecse me keshillen e mjekut specialist

Ulni peshen tuaj nese jeni mbipeshe

Mundohuni te mos beheni kaps

Mundohuni te ecni, po jo sa te lodheni

Kur te flini, vendosini kembet mbi nje jastek

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›