Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Meta: Bashkëpunim pavarësisht dallimeve, Kosova në BE
Pas vizitës së tij në Serbi, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi sot se gjatë takimeve të zhvilluara u shfaqën dallime rreth Kosovës. “Megjithatë, Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë pavarësisht dallimeve që kanë rreth kësaj çështjeje. Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian ashtu sikurse dhe vendet e tjera të rajonit”, bëri të ditur Meta.