E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shumë shpejt vendimi për dëmshpërblimin e të përmbyturve

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpreh sot se Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë banorët e përmbytur në zonën e nënShkodrës por dhe ata në Maliq. Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar Demokrat, kreu i mazhorancës bëri të ditur se vendimi për dëmshpërblimet do të merret shumë shpejt. “Këto ditë ne marrim vendimin për dëmshpërblimin e plotë të të gjitha zonave të përmbytura. Dëmshpërblimi do të jetë i plotë shtëpi për shtëpi. Qeveria do t’i qëndrojë fjalës që ka dhënë, do të çdëmtohen ata që janë dëmtuar. Kudo, po të ketë të dëmtuar ne u qëndrojmë plotësisht detyrimeve tona”, siguroi qytetarët, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›