E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton në parim propozimet e Partisë Socialiste

Pas 3 orë diskutimesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim propozimet e Partisë Socialiste. Dafti i dorëzuar nga socialistët përfshinë ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e zgjedhjeve dhe “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”. Ndërsa ditën e nesërme këto propozime do të shqyrtohen nen për nen. Një pikë e fortë e debatit midis PD dhe PS ka të bëjë me nenin 4 të ligjit për hetimin e zgjedhjeve, ku mazhoranca kërkon që të ndryshohet për shkak se nuk mund të hetohen kutitë kur ka një vendim gjykate. Pas përfundimit të këtij procesit, më datë 18 mars, nisma e PS do të votohet në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›