Ligji i arsimit të lartë, akreditimi vjen pas licencimit

Bazuar në Nenin 41 të Ligjit të Arsimit, licencimi i universiteteve kryhet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të Ministrisë së Arsimit, e cila ka marrë paraprakisht mendimin e Këshillit të Akreditimit. Sipas z. Gjana, ky mekanizëm kontrolli është i vlefshëm edhe për universitetet private.
“Çdo institucion i arsimit të lartë, përpara lëshimit të diplomave të para i nënshtrohet procesit të akreditimit të parë, i cili i jep të drejtën të lëshojë diploma të njohura në Republikën e Shqipërisë. Pra, akreditimi është një proces që analizon cilësinë e një institucioni pas licencimit të tij”, thekson zv-rektori i Universitetit “Epoka”, Dr. Ferdinand Gjana.
Ai shton, se së fundmi Ministria e Arsimit do të bëjë të mundur radhitjen e universiteteve sipas programeve të studimit, gjë që sipas tij, përbën një përpjekje serioze të këtij institucioni për diferencimin e programeve sipas kriterit te cilësisë.
“Një gjë është e sigurtë, kontributi i vërtetë i arsimit privat do të mund të shihet vetëm në një plan afatgjatë, vetëm kur të diplomuarit e sotëm të dalin në tregun e punës dhe të konkurrojnë mbi parimin e meritokracisë”, shprehet Dr. Ferdinand Gjana, duke ftuar autorët e artikujve të tillë, që përpara se të përgjithësojnë “gjithë” universitetet private, të kenë parasysh disa fakte.
“Në radhë të parë, të shkojnë të informohen në Ministrinë Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit mbi gjendjen juridike dhe faktike të secilit universitet objekt komenti, dhe nëse nuk janë të bindur për vërtetësinë e informacionit, të vizitojnë dhe të informohen rreth universiteteve pranë organeve drejtuese të tyre, dhe pse jo edhe studentëve. Në radhë të dytë, të studiojnë tregun dhe kushtet në të cilat operojnë universitetet private, të cilat që në hapjen e tyre kanë qenë shpeshherë objekt i skepticizmit dhe i mosbesimit nga ana e publikut të gjerë dhe mediave, duke arritur madje deri në një lloj diskriminimi ndaj universiteteve private”, deklaron Dr. Gjana.
Në fund të deklaratës së tij, zv-rektori i Universitetit “Epoka” dëshiron t’i sugjerojë artikullshkruesve të jenë më konkret në opinionet, analizat dhe kritikat, si dhe t’i kanalizojnë përpjekjet e tyre në kritika konstruktive dhe jo destruktive.
Duke u bazuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, deri më sot figurojnë të licencuar 13 universitete publike dhe 38 universitete private.
2010-12-16 13:19
[