Ligji i arsimit të lartë,studentët protestë

Studentet e profesioneve mjekësore kanë protestuar përpara ministrisë së Arsimit kunder ligjit të arsimit që i detyron ata të bëjnë një vit stazh, por dhe lidhur me licencimet. Sipas këtyre studenteve të mjekësisë , veterinarisë , infermierisë, stomatologjisë dhe disa dege të tjera duhet të paguajnë 3 milion e 800 mije lekë të vjetra për të marë licencën , ndërkohë që shteti nuk u ofron hapësira për të kryer stazhin. Ata gjithashtu janë shprehur kunder testimit shtetëror , duke u shprehur se ata me përfundimin e studimeve kanë përfunduar dhe testimin.
Ndërkohë në mbeshtetje të këtyre studentëve ishte dhe koordinatorja e të rinjeve të PS-s, Elisa Spiropali e cila deklaroi se mendimet e studenteve nuk janë marë në konsideratë per ndryshimet në ligje.
Ndërkohë zyra e shtypit të ministrisë së Arsimit I hedh poshtë këto akuza të studenteve duke i quajtur të pa baza.