Ligji i dosjeve, të hënën në Kuvend

Ligji i dosjeve kalon ditën e hënë në parlament megjithë kundërshtimet e opozitës. Konferenca e kryetarëve ka vendosur futjen në seancë plenare të këtij ligji për votim, ndonëse opozita nuk ka dhënë konsensus për këtë ligj, i cili sipas udhëzimeve të ndërkombëtarëve kërkon konsensus të gjerë politik. Astrit Patozi mohoi zërat sipas të cilëve ky ligj bëhet për të larguar prokurorët që po merren me dosje të rëndësishme në prokurori. Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi pak ditë më parë pa opozitën ligjin për hapjen e dosjeve të sigurmit të shtetit, të ashtuquajtur ligj i dosjeve. Që herët opozita kërkoi që ligji të mos bëhej me nxitim pasi rëndësia e madhe shoqërore e këtij ligji kërkon konsenus të gjerë politik.