E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja feston 18 vjetorin e formimit të saj

Partia demokratike feston sot 18 vjetorin e formimit. Ashtu si çdo vit në pallatin e kongreseve demokratët do të festojnë ditën e krijimit të partisë së parë pluraliste në vend. Këtë vit Partia Demokratike ndodhet në fund të mandatit qeverisës dhe kërkon të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Kështu që fjala e liderit Sali Berisha do të përqëndrohet jo vetëm tw sukseset e qeverisë por edhe te sfidat zgjedhore. Ashtu si çdo vit në festën e PD-së do të ketë të ftuar jo vetëm nga partitë pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës por edhe nga partitë e majta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›