E Shtunë, 31 Tetor 2026

Era e fortë, probleme në portin e Durrësit dhe Vlorës

Porti i Durresit Durrës, 12 Dhjetor, 14:55, NOA - Era e fortë shkakton probleme në portet e vendit. Trageti Adriatika, që pritej në mëngjes, do të mbërrijë me vonesë për shkak të detit me dallgë. Sipas korrespondentit të agjencisë NOA në Durrës, tragetet e tjera të linjës Bari-Durrës, nuk janë nisur nga Italia për shkak të motit të keq në vendin fqinj.

Të gjitha anijet e ankoruara në port kanë dalë në radë për siguri. Ndërkohë në Vlorë, njoftohet se njëri prej trageteve që duhet të mbërrinte nga Italia sot në mëngjes, “Red Star” do të vijë me vonesë për shkak të detit me forcë 8-9 ballë, ndërsa trageti tjetër nuk është nisur.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›