Ligji i faljes 57.7 miliarde leke detyrime iu falen biznesin

Administrate Tatimore, njofton mbi rezultate e ligjit të faljes deri në muajin gusht. Përmes një njoftimit për shtyp, bëhet e ditur se bilanci total i borxhit tatimor llogaritet 57.7 miliardë lekë, ndërsa subjekte debitore, të cilat përfitojnë nga ligji janë 420 mijë raste.
Deri tani janë falur dhe janë sistemuar rreth 20.600 raste me vlerë rreth 11.4 miliardë lekë, për disa nga taksat e papaguara si :TVSH, Tatim Fitimi, Akcize, Tatim I Biznesit të Vogël, Sigurime Shoqërore, etj.
Këtu përfshihen si detyrimet që falen pa pagesë dhe ato që falen kundrejt pagesës se 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009 dhe 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010 apo 100% të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Sipas informacionit nga Tatimet, deri në fund të gushtit, nga subjektet që kanë paguar detyrimet e prapambetura, janë shqyrtuar dhe kanë përfituar faljen e detyrimeve të papaguara (tatim + kamatëvonesë + gjobë) 271 raste, nga të cilat 36 raste qe kanë paguar 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009 me vlerë 819 mijë lekë lekë, 83 raste të cilat kanë paguar 50% të principialit për detyrimet e vitit 2010 me vlerë 6.8 milion lekë po ashtu, 152 raste kanë paguar kontributin e sigurimeve shoqërore me 100% me vlerë 15 milion lekë. Në total vlera e paguar është 22.7 milionë lekë.
Administrata tatimore iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, që mund të përfitojnë nga ky Ligj, të paguajnë në mënyrë vullnetare pjesën e caktuar të principalit në mënyrë që të përfitojnë faljen e pjesës tjetër të principalit, gjobës dhe kamatëvonesës. Ligji është në fuqi deri në fund të vitit 2011.