Ligji i legalizimeve, kalojnë në komision ndryshimet e qeverisë
Komisioni i ligjeve ka miratuar ndryshimet që lejojnë qytetarët të përdorin letrat me vlerë në procesin e privatizimit. Ndryshimet në ligjin për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje sanksionojnë gjithashtu që i gjithë fondi i grumbulluar nga zbatimi i këtij ligji do të shkojë në favor të kompesimit të ish-pronarëve.
Sipas ndryshimit të ligjit për legalizimet të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimeve do të transferohen në buxhetin e shtetit për agjensinë e kthimit dhe kompesimit të pronave.
Sipas ndryshimit të ligjit për legalizimet të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimeve do të transferohen në buxhetin e shtetit për agjensinë e kthimit dhe kompesimit të pronave.