Skandali i tokave, gjykata lë të lirë të akuzuarit

Pas një seance maratonë prej gati pesë orësh gjykata e Vlorës ka lënë të lirë drejtorin e Hipotekes së Vlorës, dhe dy persona të tjerë, të akuzuar për abuzime me trojet në bregdetin e Vlorës.
Gjykata e shkallës së parë e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e kreut të Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushit, duke e lënë të lirë me kusht. Trupi gjykues i drejtuar nga ka lënë të lirë, edhe ish- juristin Viktor Kulaj dhe pronarin e trojeve Oart Begaj.
Gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë, Gjykata e Vlorës arriti në konkluzionin se arrestimet ishin të paligjshme, për arsye se çështja për të cilën gjykohen nuk përbën një krim të rëndë.
Tre të arrestuarit e policisë, tashmë do të paraqiten me detyrim në gjykatë ndërsa do të jenë të lirë.