Ligji i makinave, benzina dhe bloza
Një autobus i linjës Qendër- Sauk lëshonte një tymnajë karburanti të padjegur dhe të zi, sa që, nga Rruga e Elbasanit
e deri te shkolla e Gjuhëve të Huaja, duhej të kishe maskë gazi me vete. Sytë përvëlonin e fyti gërricej nga grimcat helmuese. Pak më tutje, në atë malore, dëgjohej rënkimi i një makine të lodhur që përpiqej të mbushej me gaz, për ta kaluar. Ajo shfrynte sërish tym, atë që unë isha e detyruar ta thith. Gjithkush që ecën rrugëve të Tiranës, ndjen mbytjen. Sipas studimit të Institutit të Shëndetit Publik në metropol, grimcat e respirueshme (PM10) janë regjistruar në vlerën në vlerën 148 µg/m3, ndërsa normat e lejuara nga BE-ja janë 50 µg/m3. ISHP-ja kanë konstatuar se Tirana është i vetmi qytet që i ka kaluar normat e BE-së edhe sa i takon ndotjes nga dioksidi i azotit, NO2. Të dhënat nga monitorimi tregojnë se vlera mesatare e NO2 në Tiranë ka arritur në 52 µg/m3, nga 40 µg/m3 që janë normat e BE-së pra 30 për qind më i lartë, ndërsa rritje ka shënuar prezenca e e benzenit C6H6 në ajër, që është një ndotës me veti të njohura kancerogjene. Këto janë shifrat e frikshme dhe kjo është arsyeja e parë që mendoj se ligji i ri për makinat dhe mënyrat e pagesës është zgjidhja më e mirë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Makinat e vjetra duhet të zhduken dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që në dy vjet, ato të paguajnë, sa vlen e tërë makina e tyre e gatshme për varreza. Shumë, merren me koston e ligjit të ri, që do të ndikojë direkt në xhepin e pronarëve të automjeteve, por askush me atë pjesë të njerëzve që nuk kanë makina e që janë të detyruar të thithin jashtëqitjet helmuese të barakave me 4 rrota. E pasi pranova pa hezitim të gjitha replikat e debatet duke pasur parasysh shëndetin, si çdo kush hodha sytë nga xhepi im. Sa do më kushtonte mua ligji i ri? Unë kam një makinë benzine prodhuar 4 vite më parë, 1.4, benzinë dhe që sot për këtë makinë do të paguajë 4800 lekë në vit, shumë e cila do nisë të rritet në bazë të vjetërsisë. Ndërkaq që dje paguaja 12800 lekë taksa rruge e qarkullimi për makinën time. Benzina është halli më i madh, por duke bërë një përllogaritje të sasisë mujore që përdor karburant, më rezultoi se kosto ime shtohet me 250 lekë në muaj, pra 3000 lekë në vit. Kush do i bëjë këto llogari do të kuptojë që unë se përdor makinën për ti rënë bllokut kryq e tërthor, për të shkuar me ble cigare te kioska e cepit, apo për të blerë një bidon 5 litërsh me ujë se nuk kam takat ta mbaj 10 metra në krah. Sërish llogaritjet më çojnë të mendoj se kosto e vetme që ka ky ligj do të ndikojë në mënyrë të menjëhershme në xhepin e atyre që kanë ende divane "9 mijë lekësh" në shtëpi, por që kanë ama një makinë 4x4, do të ndikojë te ata që sjellin vërdallë nëpër xhiro karrocat gjasme tip sportive të modifikuara nga jashtë, por të prodhuara kush e di se kur, pra te ata që makinën nuk e konsiderojnë mjet pune. Ndërkaq që do të kemi më pak makina të vjetra rrugëve e rrjedhimisht më pak gazra helmues dhe më pak trafik.