E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm turk Davutogllu viziton sot Kosovën

PRISHTINE- Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, do të nis sot turneun diplomatik në katër vende të Ballkanit.  Kosova do të jetë ndalesa e parë e Davutogllut, ku do të qëndrojë nga sot e deri më 28 gusht, për të vazhduar më pas në Bosnjë e Hercegovinë me një tjetër vizitë dyditore. Pjesë e agjendës së Davutogllut janë edhe Bukureshti e Beogradi. Vizita e ministrit të Jashtëm turk, vjen pak ditë pasi Kosova u vizitua nga kryministrja e Kroacisë, Kosor dhe ministri i Jashtëm gjerman, Westerwelle
(s.g/rel/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›