E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Srebrenicës , Haxhiç nuk pranon fajësinë

SHBA- Ish-udhëheqësi i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç, nuk pranoi fajësinë e tij për akuzat e ngritura për krime lufte gjatë seancës së radhës sot në Hagë.

52- vjeçari Haxhiç përballet me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerzimit për pjesëmarrjen e tij në konfliktin në ish Jugosllavi në fillim të viteve 90-të.

Ai u arrestua muajin e kaluar dhe u ekstradua në Hagë pasi i shpëtoi drejtësisë për 7 vjet. Ai akuzohet se ka dhënë urdhër për vrasjen e qindra banorëve jo-serbë të Kroacisë dhe deportimin e mijëra të tjerëve.

Haxhiç ishte personi i fundit i kërkuar nga Gjykata e Hagës. Ai u arrestua dy muaj pasi autoritetet kapën Ratko Mlladiçin, i cili po gjykohet nën akuzat për gjenocid për masakrën e Srebrenicës më 1995.

Ekstradimi i Haxhiçit në Hagë pasoi arrestimin e Mlladiçit dhe të Radovan Karaxhiçit 3 vjet më parë, duke eliminuar kështu një pengesë për Serbinë që të fillonte bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësimin në këtë institucion.
(e.m/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›