Cila është gruaja nudo në kartolinën e Ramës?
Gruaja që ka pozuar nudo për foton e përdorur në kartolinë ishte një grua pa frena morale në Parisin e shekullit të shkuar, e cila kaloi nëpër duart që e paguanin dhe humbi jetën për shkak të abuzimit me alkoolin dhe drogën. Modeli i gruas u është shpërndarë socialistëve si shembulli i 2012-s, ndërkohë që jo veç politikanët, por edhe kolegët në PS po mundohen të gjejnë rrënjët e ngjitjes së Edi Ramës me lakuriqësinë
Në faqen e tij zyrtare, Edi Rama ka shprehur urimin “Gëzuar 2012” për shqiptarët, duke vendosur në qendër të një sfondi me dëborë dekorative, foton e një gruaje të zhveshur deri në fund shpinë, vepër artistike e fotografit surrealist Man Ray. Po kush është kjo grua e zhveshur që kërkon të luajë muzikën universal mashkull-femër? Portreti nga prapa jep imazhin e dashnores/asistente, mike, të quajtur Alice Prin përndryshe Kiki, këngëtare në lagjen Monteparnase. Një grua pa frena morale që frekuentonte lokalet e natës në Paris. Me një fëmijëri të vështirë, të varfër e pa emocione, Kiki ia doli në jetë, në sajë të trupit të saj. Ajo ka luajtur në disa filma si aktore për role të një “gruaje të humbur”. Kiki takoi Man Ray në 1921, i cili e pikturoi në disa foto “skandaloze” për kohën. Sipas asaj që thuhen në biografinë e saj, ajo ishte e ulur në një kafe me një shoqe; ishte pa kapele dhe kamerieri nuk donte t’i shërbente. Ajo i tha kamerierit: “Ju nuk doni të na shërbeni pse ne jemi dy kurva?”, ndërsa po hiqte këpucët, njërën prej të cilave e vuri në tavolinë. Këtë skenë e pa një burrë, Man Ray, i cili i kërkoi të pozonte për të në këmbim të parave dhe shlyerjes në natyrë. Shpesh ajo ishte e dehur, harronte fjalët, dhe momenti me kulminant ishte kur ajo hipte mbi tavolina me kokë poshtë. Man Ray ishte xheloz prandaj shpesh rrihej me burrat që hapnin sytë mbi të. Në 1940, Parisi ishte e pushtuar nga nazistët, Kiki, që ishte e kërkuar nga Gestapo për shpërndarjen e disa trakteve largohet për në Amerikë. Vdiq për abuzim të alkoolit dhe të drogave.
Violina e shtypur në trupin e asaj femre është viola e dashurisë. Sjellja e Edi Ramës ndërmend të kësaj fotoje nudo është një aluzion për jetën e mëparshme të jetuar si bohem, larg së cilës po jeton sot i sforcuar, duke dalë jashtë natyrës së tij të pakapshme nga kufijtë moralë të sotëm.
Artisti i Ramës preferonte dhe vlerësonte jo çdo lloj gruaje. Për të ishin të vlerësuara gratë që vinin me eksperienca seksuale të pasura, domethënë që kishin ndarë dy-tre burra, apo disa kalamaj nga martesat. Mbase edhe nuk dinë ku i kanë. Artisti i Ramës preferon gratë jo se i vlerësonte për inteligjencën dhe punën e tyre, por preferonte gratë që mund t’i përdorë. Gratë që nuk i nënshtronte, i flakte tutje. Madje ai i urrente gratë. Në ditën e tij më të mirë, një gruaje i drejtohej me fjalën “Shtrigë”. Po, ai preferonte disa gra, ato që janë nëna kriminelësh që kishin afera që ai mund t’jua përdorte kur i duheshin. Sido qoftë një model jo për tu marrë shembull.
Rrënjët e ngjitjes së Edi Ramës me lakuriqësinë/Njerëzit primitivë e shikonin trupin e femrës si një territor që duhej pushtuar me të gjitha mënyrat. Të sotmit mjaftohet ta ekspozojnë si trofe, ta dhurojnë si nudo artistike. Gjuetarët e mbingopur e ndajnë femrën me grupin me tërësinë. Kështu, në fakt, bëri dhe Edi Rama kur e ndau prenë e preferuar, femrën nudo, me bashkësinë, duke ia dhuruar socialistëve si një imazh për t’u dëfryer me vetveten, si shkarkim të instinkteve zanafillore. Frustrimi për një kohë të gjatë, lodhja nga protesta, uria nga greva, frika e demonstratave me patjetër kërkon një mekanizëm ç’ndrydhje, një shkrepje të pushkës, objektit fallik që mishëron pushtetin burrëror.
Kjo simbolikë e përdoruar gjerësisht në art, Edi Rama e ka mësuar prej profesionit të tij të parë, piktorit. Sidomos në Francë - ku për vite me radhë Rama jetoi si bohem në shtëpinë e miqve - piktura është një punë e zakonshme dhe nudoja përdoret gjerësisht për të mësuar dorën dhe mendjen.
Megjithatë dhurata e fotografisë nudo për socialistë, mandej shqiptarëve, dëften një anë sa të njohur aq të errët të Ramës. Domethënë marrëdhënia e tij e vështirë më femrën, me trupin dhe intelektin e saj. Kush mban mend një intervistë të paradokohshme, të Ramës në revistën “Psikologji”, me siguri do kujtojë pyetje dhe përgjigjen. Kreu i PS-së Edi Rama i përgjigjes pyetjes: se çfarë është për Ju gruaja, me fjalët: “femra është “seksi tjetër”! Dhe është “ushtrim i pamundur për mua të përmbledh në hapësirën e kufizuar të kësaj bisede kuptimin tim për gruan, gjithsesi s’do ishte aspak e tepërt të thosha se për mua jeta pa gruan, e kjo jo vetëm në sensin e “seksit tjetër”, s’do kishte as mundësi, as kuptim”. Sigurisht, çfarë kuptimi do të kishte jeta pa një grua.
Në të njëjtën intervistë njeriu i “seksit tjetër” shprehet: “Unë (Rama) prej kohësh besoj që gratë shqiptare janë më të zonjat se burrat”.
Megjithatë këtë intervistë Edi Rama e ka dhënë përpara se Rudina Seseri ta njihte dhe ta braktiste për arsye familjare. Ai preferon gratë jo se i vlerëson për inteligjencën dhe punën e tyre, por preferon gratë që mund t’i pendorë. Gratë që nuk i nënshtrohen, i flak tutje. Po, ai preferon disa gra, ato që janë nëna kriminelësh, që kanë afera që ai mund t’jua përdorë kur t’i duhet.
Edi Rama gjysmën e jetës së tij e ka kaluar (22 nga 47 vjet), duke qenë jo aq në qendër, se sa protagonist i marrëdhënieve të tij, jo për t’u marrë shembull, me femrat e jetës së tij. Martesat e përfunduara në divorce të njëpasnjëshme kanë dëftyer për karakterin e paqëndrueshëm të Ramës kundrejt femrës. Dhe fotoja e femrës nudo të dhuruar si kartolinë për Vit të Ri nuk është gjë tjetër veçse përzgjedhja si prioritet e instinkteve përkundrejt arsyes. Loja me emocionet që kërkon të provokojë transgresiv-i socialist është arsyeja e mos arsyes, siç do thoshte ai.
...