Ligji i mbetjeve, Topi: Ligjet jo politike
SHKODËR- Kreu i Shtetit nga Shkodra ka shpërthyer në deklaratat e tij ndaj qëndrimeve më të fundit të qeverisë dhe ministrisë së Mjedisit sa i përket ligjit për mbetjet që ktheu për rishqyrtim në Parlament.
Kreu i shtetit bëri thirrje që ligjet të mos shihen në sfondin politik, ndërkohë nënvizoi se Presidenca ka fituar cdo ‘betejë’ juridike due ëprmednuar cështjen e pronave.
“Unë gjej rastin të rishpreh edhe njëherë atë vullnet që kam shprehur nëpërmjet dekretit tim. Mund t’ju them që ë gjitha betejat e karakterit juridik që janë zhvilluar konsiderohen të fituara nga institucioni i Presidentit. Boll të merrni në konsideratë atë që ka qenë cështja më e ndjeshme, cështja e pronave, Gjykata Kushtetuese i shkoi në sintoni sipas të drejtës, vendimmarrjes që pati Presidenti për ta kthyer. Unë i sugjeroj këtyre zotërive që mos ti trajtojnë në sfodnin politik gjërat. Presidenti i Repulikës ka të drrejtën absolute Kushtetuese të shprehë vullnetin e tij, aq më shumë kur ai është i argumentuar qoftë në planin juridik, qoftë edhe në planin tjetër, ku Kushtetuta detyron shtetin edhe sa i përket pozicionit social”,- sqaroi Topi.
Presidenti Topi duke shprehur indinjatën e tij për deklaratën e Ministrisë së Mjedisit e cila e cilësoi vendimin e kreut të shtetit si akt të pastër politik, Topi i tërhoqi vërejtje se nuk po kujdeset për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
“Nuk kam parë ndonjë përfaqësues të mjedisit të jetë kaq i painteresuar për mjedisin. Do t’u thoja të orinetohen tek mendimet e qytetarëve. Ligji është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që kryesisht është korrekt, por i korrigjueshëm për një cështje për të cilën unë s’e kam kaluar”,- vlerësoi Topi.
Zv ministri i Mjedisit, Taulant Bino kundërshtoi vendimin e Topit üpër kthimin e ligjeve të mbetjeve në Parlament duke e cilësuar atë si akt të psatër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë.
(e.m/BalkanWeb)