E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka perjashtime Klosi PS front perballe Berishes

Nuk do te kete perjashtime ne kongresin e  5 nentorit. Sekretari organizativ Blendi Klosi ne nje interviste per AS perjashton mundesine  qe forumi me i larte i socialisteve te marre masa ndaj atyre qe kane shkelur linjen zyrtare te selise roze, si Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Klosi thote se nuk eshte kohe perjashtimesh por bashkimi ne nje front kunder Sali Berishes.

"Ne kemi një strukturë partie e cila ka treguar në 20 vjet që di të mbajë mbi vete shumë debat, e problematike dhe e kam thënë që nëse do të ishin për tu marr këto masa, do të ishin marrë. Por kongresi i partisë, vota e delegatit të Kongresit do të jetë për të zgjedhur forumet drejtuese të kësaj partie. Forumet drejtuese janë ato që zgjedhin nëpërmjet votës së delegatëve të kongresit", tha Blendi Klosi, sekretar organizativ i PS.

Klosi hedh poshte zerat se procesi i zgjedhjes se delegateve te kongresit po manipulohet, deklarate kjo qe ka ardhur nga anetari i kryesise Arben Malaj.

"Kam parim në karrierën time politike që të mos i përgjigjem kolegëve të mi brenda PS, gjithësecili ka mendimin e vet. Deri tashmë zgjedhjet kanë qenë transparente dhe është pak abuzive që të thuash që është manipuluar zgjedhje, sepse zgjedhja nuk po bëhet. Organizatat socialiste vazhdon të mblidhen, vazhdojnë të propozojnë, propozimet vazhdojnë të jenë të hapura, asambletë e rretheve akoma nuk kanë marr shortlistën e delegatëve të kongresit, kështu që është abuzive. Kushdo që do të zgjidhet delegat kongresi partia është e hapur në këtë aspekt",tha Klosi.

Anetaresia socialiste do te zgjedhe ne daten 22 nentor permes parimit nje anetar nje vote delegatet e kongresit.  Ky i fundit do te mblidhet me pese nentor dhe do te zgjedhe nje tjeter forum te selise roze, asamblene e pergjithshme, e cila do te zgjedhe me pas sekretariatin. Ne kongresin e pese nentorit do te miratohet gjithashtu programi dhe ndryshimet statutore te Partise Socialiste.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›